Juniorët e Rabotniçkit më të mirë se Shkëndija në finalen e Kupës

Publikuar më 19 Мај, 2023 Lajme


Pasditen e sotme në stadiumin e qytetit në Kërçovë u zhvillua ndeshja e fundit finale nga 4 të parapara në kategoritë e të rinjve.

Juniorët e Rabotniçkit fituan trofeun e Kupës, pasi arritën të marrin një fitore ndaj Shkëndijës.

Në Kërçovë skuadra e Rabotniçkit fitoi me rezultat 3:1. Në pjesën e parë Rabotniçki kishte epërsi 2:0 dhe më vonë çuan shifrat në 3:0, ndërsa Shkëndija arriti ti zbut shifrat finale në 3:1.

Në finalen e parë të sotme në stadiumin e qytetit në Kërçovë, në kategorinë e kadetëve, skuadra e Vardarit ishte më e mirë se Shkëndija me rezultat 4:1.



   
   
Reprezentacioni A