Jovo Nikushev dhe FC Metalec

Publikuar më 09 Јуни, 2014 Aset e Futbollit


Jovo Nikushev dhe FC Metalec
I lindur më 17.01.1931 në Shkup
Shumë punëtorë të  futbollit  vlersojn se Jovo Nikushev është ndër emrat më të mëdhenjë dhe më të suksesshm të futbollit në historinë e Maqedonisë
Jovo u lind më 17 janar 1931 në qendër të Shkupit – tek tregu i gjelbërt.
Që si fëmijë bie në dashuri me topin e futbollit dhe fillon të luajë si pioner  në SK  Maqedonia, klub i cili pas fuzionit me K.F.Pobeda -Shkup  u rrit në klubin më të madh në Maqedoni.
Pas disa viteve të kaluara në KF. Proleter ku me  shokët e tyre e arritën rezultate të vërejtura, shfaqjet e Jovos i  vërejn  trajnerët në Shkup, kështu që ishte i ftuar për të kaluar në klubin më popullar të atëhershëm Metalec Shkupin.
Në Metalec luan bashkë me  Mile Milanov, Jovica Jovanovski, Koki Miloshevski, Xhinka Cincievski Dime Arsovski, Guro Eftimov ,Tomislav Dimovski - Buçki, Petko Stojkovski Krume Andreevski dhe emra të tjerë të famshëm të futbollit në Maqedoni.
Me Metalec luan ne ligën e dyrë të ish Jugosllavisë. Metalec deri ditët e sodit  mbetet në zemrat e njerëzve në veçanti të shkupjanëve të vjetër,sepse ndeshjet e Metalecit e pushtuan publikun e përfituan atë,kurse ndeshjet e tyre ishin në mënyr masovike të shikuara.  

Jovo qysh si një lojtar me 26 vjet është emëruar trajner i ekipit, kurse ka patur edhe numër të madh të paraqitjeve  në të njejtën kohë si trajner dhe si lojtar.
Kështu, Jovo fillon karrierën e trajnerit.Edhe pse si lojtar ka qenë i shkëlqyer, si trajner bëhet një nga emrat më të mëdhenjë të trajnerëve në ish-Jugosllavi dhe  të ekipit kombëtar të Maqedonisë. Trajner i K.F.Rabotniçkit  në ligën e dytë mjaft  të fuqishëme të   ish-Jugosllavisë. Ndoshta ishte skuadra  më e fortë në historinë e K.F. Rabotniçkit.
Jovo është një njeri me natyrë të qetë, një pedagog, një ekspert udhëheqës, burrë familjar. Më shpesh ka punuar në klube të varfëra,ku më pas duke i selektuar futbollistët edhe nga ligat më të ulëta të futbollit pa financa bënte ekipe të mëdha.

Nxorri shumë  klube nga humnera,dhe prej tyre bëri  kampion në ligat përkatëse.Klubet si  Rabotniçki, Luboteni, Slloga Jugokokta, Slavia bënë rezultatet  më të mira me Jovon.

Ishte trajner i shumë emrave  të mëdhenj të futbollit si Tomçe Filipoviski , Gjoko Stojanovski, Danço Torbakov Slobodan Nestorovski, Pande Minkov, Jastrad Janevski , Zhivko Popovski – Çik, Bllagoja Stojanovski Karpa, Bogoevski - Tuljko, Çoçkov, Ceko Vidinski dhe të tjerë.
Përveç trajneri të klubeve  Jovo ishte seleksionues gjatë kohë tek reprezentacioni  amator i ekipit kombëtar të Maqedonisë gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Pas pavarësisë së Maqedonisë Jovo Nikushev nga drejtuesit e parë është emruar selektor i parë i reprezentacionit të të rrinjëve të Maqedonisë.

Jovo si trajner ka arritur rezultate që eshe në ditët e sotme nuk janë tejkaluar. Së pari fiton ekipet e të rrinjëve të  kombëtares së Bullgarisë dhe  Estonisë me rezultat 7-0, dhe një nga ekipet më të forta të të rinjve në Evropë, përfaqësuesen  e Danimarkës me rezulatat 5-2.

Dhe ndoshta më e rëndësishmja, si seleksionues  bëri diçka që nuk shihet shpesh sot – nga 11 lojtar standard të përfaqësuses së të rrinjëve 10 luajtën për reprezentacionin A pra tek ekipi i seniorëve të Maqedonisë.

Ky është seleksionues. Ky është Jovo Nikushev.


KF Rabotniçki (vitet e shtatëdhjeta  të shekullit të 20-të)
(Ekipi që garronte në ligën e dytë të ish-Jugosllavisë)
Duke qëndruar nga majta: Jovo Nikushev, Çoçkov, Cubalevski, Pande Nakov, Ançevski - Skube, Kirovski- Caki,Vllado Todorovski, B.Stojanovski-Karpa, Miho, Gjoko Stojanovski-Bella meçka.
Të ulur në gjunjë  nga majta: Mile Bogatinovski, Jastrad Janevski, Goce Petrovski, Tomçe Filipovski, Zhivko Popovski-Çik, Bogoevski-Tuljko, Gjoko Dimitrovski.


KF Metalec 1955
Ekipi që garron në ligën e dytë  të  ish-Jugosllavisë
Në këmbë nga e majta në të djathtë: Jovo Nikushev - Kapiten, Krume Andrevski, Çedo Milloshevski, Kolle Sarevski, Ceko Vidinski, Tome Dimovski-Buçki, Kis Hristovski, Jovan Donçevski, Stojçe Vasilevski, Xhinka  Cinncievski ,Petko Stojkovski.




   
   
Reprezentacioni A