Publikuar më 30 Мај, 2024 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të udhëtojë drejt Rijekës për ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë të planifikuar për 3 qershor. Medalistët e bronztë nga Botërori i fundit po përgatiten për Kampionatin Europian dhe kjo do të jetë një shans i mirë për futbollistët e Bllagoja Milevskit.
Në prag të udhëtimit për në Kroaci, mbrojtësi Jovan Manev shprehu pritshmëritë e tij.
- Jam i lumtur që jam bashkë me shokët e skuadrës dhe stafin. Kur luan kundër kombëtareve si Kroacia apo Çekia, ekipe që po përgatiten për Europianin, motivimi është në nivelin më të lartë. Shpresoj që të jenë testime të shkëlqyera për ne për sfidat që na presin në shtator. Kur luan për ekipin përfaqësues nuk kursehemi, fokusi është i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kur jemi në një grumbullim nuk ka gjë tjetër më të rëndësishme për të bërë. Të gjithë jemi këtu me një synim, të arrijmë një rezultat të mirë.