Jeton Nesimi: Duhet të përmirësojmë realizimin

Publikuar më 01 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme kundër Azerbajxhanit, duke arritur me plotë meritë fitore 2:0. Autor të golave ishin Davor Zdravkovski në minutën e 47-të dhe Milan Ristovski në të 49-ën.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Jeton Nesimi shprehet i kënaqur me lojën e ekipit të tij, posaçërisht në pjesën e parë, mirëpo shton se duhet të punohet në përmirësimin e efikasitetit.

“Kemi zhvilluar ndeshje solide kundër një ekipi shumë të papërshtatshëm. Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve të mij, posaçërisht në pjesën e parë kur lëshuam shumë mundësi për të shënuar. Duhet të punojmë në realizimin e shanseve. Në pjesën e dytë, edhe pse shënuam dy gola, luajtëm më dobët se në të parën. Përfaqësuesja e Azerbajxhanit shtypte më shumë dhe dominoi në posedimin e topit. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të premten do të luajmë shumë më mirë dhe me më efikasitet në përfundim të shanseve”, deklaroi Jeton Nesimi.

Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve është caktuar të premten me fillim në orën 10:30. Përfaqësuesja jonë U 19 përgatitet për turneun kualifikues për plasman në raundin elite të UEFA-së. Në mes të muajt tetor, Maqedonia do të jetë në grup me vendasët Poloninë, Sllovakinë dhe Irlandën e Veriut. 



   
   
Reprezentacioni A