Publikuar më 04 Мај, 2022 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me FSSHM (Federata e sporteve shkollore) vazhdon të mbështesë projektin e futbollit shkollor i cili u mundëson më të rinjve pjesëmarrjen aktive, socializimin dhe lojën e futbollit. Përmes promovimit të këtij projekti, FFM-ja përpiqet që më të rinjtë të kenë kontakte me këtë sport, të krijojnë miqësi të reja, të mësojnë vlerat bazë.
Një sërë shkollash vazhduan këtë javë promovimin e projektit të futbollit shkollor përmes aktiviteteve të ndryshme fizike.
Ndeshjet e tyre i realizuan nxënësit nga ekipet e Sportikos dhe Super Starit nga shkolla fillore “Dame Gruev – Gradsko”, së bashku me arsimtarët nga FSHF Zlatko Stojkovski, Sashko Radevski dhe Natasha Koceva Atanasova.