Publikuar më 25 Август, 2021 në Lajme, Lajme
Futbollisti i mesfushës së Hajduk Splitit, Jani Atanasov ka marrë ftesë nga seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet eliminatore që pasojnë në eliminatoret për Kampionatin e Botës.
Ish-kapiteni i përfaqësueses U21 të Maqedonisë merr mundësi të jetë pjesë e përfaqësueses më të mirë të vendit, pasi që u bë e qartë se Arian Ademi i Dinamo Zagrebit nuk do të mund të vihet në dispozicion të ekipit përfaqësues për ndeshjet kundër Armenisë (2 shtator), Islandës (5 shtator) dhe Rumanisë (8 shtator). E paqartë mbetet edhe ardhja e Boban Nikollovkit nga rradhët e Sherif Tiraspolit për shkak se rezultoi pozitiv në Covid-19.
Të përballur me pamundësinë e ardhjes së Ademit për shkaqe shëndetësore dhe paqartësisë së ardhjes së Nikollovit, stafi teknik i përfaqësueses A dërgoi ftesë shtesë për Jani Atanasovin, futbollist që luan në pozitën e Ademit dhe me karakteristikat e tij është më afër asaj që eventualisht do të kishim nevojë për këto ndeshje.