Jani Atanasov dhe Darko Çurlinov: Të gjithë në funksion të ekipit për fitore kundër Malit të Zi

Publikuar më 08 Октомври, 2019 Lajme


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në Podgoricë përgatitet për ndeshjen kundër Mali të Zi në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2021. Pas fitores bindëse 7:1 kundër Ishujve Faroe në hapje të ciklit kualifikues, shpresat e vendit kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe pas ndeshjes në "DG" Arena në qytetin kryesor të Malit të Zi. Dueli me Malin e Zi luhet më 10 tetor në orën 17:00. 

Kapiteni Jani Atanasov dhe sulmuesi Darko Çurlinov potencojnë se kjo ndeshje patjetër të shihet me seriozitet maksimal dhe të fokusmohemi tërësisht te loja jonë.

"Përgatitjet shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Më me rëndësi të gjithë jemi shëndosh, nuk kemi lëndime dhe maksimalisht jemi të përkushtuar në seancat stërvitore dhe plotësimin e kërkesave të stafit teknik. Do të ishte ideale nëse me fitore në terren mysafir i vazhdojmë kualifikimet dhe do të japim gjithçka nga vetja ta arrijmë këtë. Duhet të tregojmë karakter dhe të shfrytëzojmë çdo moment shanset që do të na jepen. Mali i Zi është përfaqësuese cilësore, i njohim mirë, e kemi të qartë se në terren vendas secilia përfaqësuese ta bën të vështirë, mirëpo kemi qëllim të fitojmë dhe shpresoj se si ekip do ta arrijmë këtë", shprehet Jani Atanasov.

"Punojmë me intenzitet për dy ndeshjet që na presin, posaçërisht për takimin e të enjtes me Malin e Zi. Kundërshtari është cilësor, por vlerësoj se nuk janë më të mirë se ne. Duhet të luajmë si 'burra" dhe të fokusuar në çdo pjesë të terrenit. Edhe pse eliminatoret i hapëm me fitore bindëse, megjithatë gjatë lojës kishim disa gabime që nuk duhej të ndodhin dhe do të kërkojmë kundër Malit të Zi mos t'i përsërisim. Me rëndësi të luajmë si ekip dhe gjithë së bashku të kontribuojmë në lojën tonë për të fituar tre pikë", deklaroi Darko Çurlinov.

Sot përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të stërvitet nga ora 16:00, ndërsa seanca zyrtare stërvitore në program është të mërkurën në orën 17:00.



   
   
Reprezentacioni A