Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni – Gjermani

Publikuar më 07 Октомври, 2021 Biletat, Lajme


Biletat për ndeshjen Maqedoni – Gjermani në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022 janë shitur.

Ndeshja do të luhet me 11 tetor në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes partnerit zyrtarë për shitje të biletave, MKTikckets lëshoi në shitje gjysmën e kapacitetit të arenës “Todor Proeski”, aq sa lejohet sipas protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

I ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë ti respektojnë rekomandimet për mbrojtjen nga virusi dhe me brohoritje fer dhe korrekte ta mbështesin Maqedoninë në këtë ndeshje. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A