Publikuar më 26 Јули, 2019 në Lajme
Referja më e mirë maqedonase, Ivana Projkovska do të jetë arbitër kryesor në finalen
ndërmjet Francës dhe Gjermanisë në Kampionatin Europian për femra në moshën
deri 19 vjeç që është duke u zhvilluar në Skoci.
Ajo në fazën e grupeve ndau drejtësinë në ndeshjet Angli-Gjermani (1:2) dhe
Francë-Norvegji (3:3), ndërsa ishte arbiter e katërt në gjysmëfinalen
Gjermani-Holandë (3:1).
Duke marrë besimin e UEFA-së të jetë refere kryesore e finales Gjermani-Francë,
Ivrana Projkovska pranon mirënjohjen më të madhe në karrierën e saj si arbiter.
Ndeshja luhet më 28 korrik (e dielë) me fillim në orën 17:00 dhe do të mund të
ndiqet direkt në www.uefa.tv dhe Sport Klub. Prejkovska në finale do të ketë
asistente Karolin Kalvoja nga Estonia dhe Aleksandra Teodora Apostu nga
Rumania.
Më herët Projkovska ishte pjesë e samiteve europiane të futbollit në Islandë
dhe Sllovaki.
Ivana Projkovska është në kategorinë e parë të refereve në UEFA.