Ivan Triçkovski dhe Egzon Bejtullai flasin për pritshmëritë në ndeshjen me Austrinë

Publikuar më 11 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë me 13 qershor në Bukuresht me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Austrisë në kuadër të grupit C në Kampionatin Europian.

Në lidhjen direkte me gazetarët, Ivan Triçkovski dhe Egzon Bejtullai folën për pritshmëritë para fillimit të Europianit.

Ivan TRIÇKOVSKI

-Zhvillova një sezon të shkëlqyer në Qipro, realizova gola shumë të rëndësishëm. Kjo paraqet motiv shtesë për Kampionatin Europian. Pjesëmarrja në një event të tillë është realizim i ëndrrës për të gjithë kombin. Na duhet të vazhdojmë aty ku u ndalëm. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe do të luftojmë deri në fund për fanellën e shtetit tonë. Seleksionuesi gjithmonë ka fjalën e fundit, ai vendos se cilët 11 futbollist do ta nisin ndeshjen. Atmosfera në përfaqësuese është e shkëlqyeshme. Të gjithë me padurim e presim që të nis Europiani.

Egzon BEJTULLAI

- Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj përfaqësuese e cila bëri sukses historik. Me padurim e presim fillimin e Europianit. Besoj se në Bukuresht do të paraqitemi në mënyrën më të mirë dhe do të arrijmë ti gëzojmë tifozët tanë. Gjithmonë kam dhënë më të mirën nga vetja, në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë dhe në përfaqësuesen A. Ne duhet të sulojmë dhe të mbrohemi po aq mirë. Kemi ekip të shkëlqyeshëm dhe jemi të gatshëm për EURO 2020. 




   
   
Reprezentacioni A