Publikuar më 31 Март, 2016 në Lajme, Lajme
Gjithë lavdat dhe komentet pozitive që ishin drejtuar në adresë të tij janë të merituara dhe me vend. Me Karasin kemi biseduar shkurtimisht për angazhimin e tij në përfaqësuesen e Maqedonisë, pikëpamjet dhe mendimet e tij për segmentin e lojës së futbollit për të cilin ai është përgjegjë, përgatitjen fizike të futbollistëve.
Për herë të parë je pjesë e përfaqësueses, si gjendesh, përshkruaj atmosferën që të priti, si është sjellja e futbollistëve ndaj detyrimeve që u’a imponon?
"Kam gjetur kolektiv të shkëlqyeshëm, nuk dyshoj në seleksionuesin Igor Angellovski. Atmosfera është e shkëlqyeshme dhe gjithë më kanë pranuar me energji pozitive. Ka përvojë, mirëpo koha për intervenim është e vogël. Sollëm ca risi në punën tonë dhe shpresoj në feed back pozitiv në të ardhmen. Gjithë të përzgjedhurit treguan profesionalizëm dhe ndershmëri pa marrë parasysh rezultatin. Ndeshjet kontrolluese janë për këtë, guximshëm të futesh në teren të panjohur dhe të vlerësosh situatat”.
A keni krijuar programë të posaçme për përgatitje të inspiruar nga përvoja e pasur që keni apo a keni programë të veçantë e cila kërkohet në përfaqësuese?
Kondicioni është ndoshta segmenti më i vogël në të cilin mund të ndikosh si trajner kur është në pyetje përfaqësuesja. Monitoringu dhe vlerësimi është faktor shumë më i rëndësishëm. Mitrëpo, unë gjithmonë shikoj pozitivisht punët, madje edhe në rezultatet negative me Slloveninë dhe Bullgarinë kam parë shpirt pozitiv dhe dëshirë për fitore, inicativë dhe angazhim. Djemtë ishin profesionistë deri në pasimin e fundit. Kolektivi ndërtohet, rezultatet do të vijnë!”
A janë kushtet për punë në përfaqësuese në nivel të kënaqshëm, ja të krahasojmë përafërsisht me ndonjë prej klubeve evropiane ku keni punuar?
“Tendenca jonë është që me punën në përfaqësuese të afrohemi asaj që punohet në klubet e tyre. E gjitha që duhet të bëhet për të krijuar parakushte për sukses do ta bëjmë. Mendoj se këtë e kanë të qartë gjithë reprezentuesit, e tyre është që të luftojnë dhe të tregohen në nivel sa më të mirë”.
Njiheni nga ajo se puna nën drejtimin tuaj është gjithçka vetëm jo rutinë, përkundrazi, madje mund të thuhet se futni elemente interesante, jo të përditshme dhe argëtuese. Si reagojnë futbollistët, a e pranojnë stilin tuaj të punës?
“Sistemi i punës dhe gjithë idetë nga secili në stafin teknik vëndohen në tavolinë dhe diskutohen hapur. Qëllimi është të krijojmë kolektiv që do të lexohet ndërmjet veti mes reshtave. Principi jo formal i punës është pjesë e strategjisë së seleksionuesit”.
Si ishin fillimet tuaja, ku keni nisur karrierën si trajner kondicional?
“Për mua vendimtare në karrirën time ka qenë ftesa e Perica Gruevskit nga Maqedonia Gjorçe Petrov ku fillova më seriozisht të shikoj këtë pozitë dhe në një mënyrë gjeta angazhimin tim profesional. Më pas, pika e rradhës për kthesë ishte ftesa e Gjore Jovanovskit në CSKA Sofie, prej ku punët morrën drejtim dhe jam i lumtur që kisha mundësi të jem në mjedise ku kam mundur të ndërtohem dhe t’i zhvilloj shkathtësitë. Është kënaqësi e dyanshme pasi që edhe klubet ku kam punuar u ka pëlqyer dhe kanë pranuar mënyrën time të punës dhe bashkarisht jemi të kënaqur me arritjet”.
Jeni entuziast dhe i përkushtuar ndaj punës. Ku akumuloni energjinë, motivin dhe çka të inspiron?
“Te njerëzit identifikoj energjinë, shpesh shembujt nga jeta e tjerëve dhe e imja më japin drejtim si të motivohem, si të jetoj me pozitivitet dhe për pozitiven, ky kombinim i forcave është i qartë për mua dhe shumë shpesh rëniet i shikoj si rritje dhe pjekuri“.