Ivan Bozhoviq – Qëllimet tona janë vendosura lartë

Publikuar më 27 Октомври, 2014 Fustsall

Ivan Bozhoviq, një prej trajnerët më të mirë të futsallit në këto anë është kyçur në punën e stafit teknik të përfaqësueses së Maqedonisë.

Në vigjilie të ndeshjes me Finlandën, sonte në orën 21:30 në palestrën sportive ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, trajneri serb thotë se për ne do të ishte mossukses nëse nuk sigurojmë finale përballë Spanjës, në turneun ndërkombëtar që e organizojmë në Shkup.

“Qëllimi i përfaqësueses së Maqedonisë është finalja kundër Spanjës. Sonte jemi të fokusuar për takimin me Finlandën, kundërshtar që ka përparuar shumë periudhën e kaluar, mirëpo ne luajmë në shtëpi, kemi punuar shumë, fillimisht të sjellim Spanjën, Finlandën dhe Turqinë të marrin pjesë në këtë turne, ndërsa në fazën përgatitore energjinë e orientuam për arritje të suksesit në ndeshjen e parë dhe sigurimin e duelit me Spanjën e fuqishme. Në përfaqësuesen e Finalandës punon një prej trajnerëve më të mirë evropian, sipas rangut thuajse jemi të barabartë, mirëpo ne luajmë në shtëpi, përgatitjet i kemi realizuar në nivel të lartë, lojtarët janë të përgatitur dhe mendoj se në mënyrë të mirë do t’i përgjigjemi kësaj sfide”, shprehet Bozhoviq.

Ai thotë se loja e përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë ka përparim të madh në krahasim me një të kaluar të afërt dhe vlerëson se Maqedonia do të luajë rol të rëndësishëm në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Serbi.

“Një prej qëllimeve kryesore të këtij formcioni është lufta për një vend të Kampionatin Evropian. Me seleksionuesin Skenderovski kemi vëndosur lartë qëllimet dhe jemi të përgatitur t’i përgjigjemi sfidës. Na gëzon fakti se futbollistët gjithashtu kuptojnë se na duhen rezultate në ndeshjet e rëndësishme, duelet me Finlandën dhe eventualisht Spanjën do të na konfirmojnë nëse vërtet është ashtu. Kemi përparuar shumë në aspektin teknik dhe taktik, kemi parë në disa ndeshjet paraprake se loja shkon në ngritje e sipër, secili din detyrën e tij në skuadër dhe mendoj se kjo do të na çojë drejt punëve të mira. Në skuadër kemi kyçur disa lojtarë të ri dhe kjo për gjithë ne është me rëndësi në drejtim të përgatitjes më të mirë për përballjet e marsit në kuadër të kualifikimeve”, përfundoi Bozhoviq.

Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë sonte në orën 21:30 në qendrën sportive ‘Boris Trajkovski’ përballet me Finlandën, ndërsa paraprakisht nga ora 19:30 luajnë Spanja dhe Turqia. Hyrje për këto ndeshje është 100 denarë, ndërsa biletat mund të blihen në pikën e shitjes së Qendrës Sportive ‘Boris Trajkovski.



   
   
Reprezentacioni A