Publikuar më 23 Ноември, 2016 në Lajme
Qendra
për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë nis seminarin për marrjen
e licencës Nacionale C për trajnerë futbolli, që mbahet në hotelin
Kontinental-Shkup dhe në terenet e qendrës sportive të FFM-së, ‘Petar
Milloshevski’.
Seminarin e hapi presidenti i FFM-së i cili edhe një herë potencoi se investimi në gjeneratat e ardhshme të futbollistëve edhe reprezentuesve është prioritet i FFM-së dhe ky është hapi i parë në atë drejtim. Potencoi dhe bëri me dije se trajnerët që janë të pranishëm në këtë seminar, pra trajnerë në ligat e fëmijëve ku participojnë fëmijë të moshës prej 8 deri 12 vite, i ushtrojnë talentët tanë të ardhshëm të futbollit dhe për këtë qasja ndaj kësaj pune dhe përkushtimi i tyre janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit të Maqedonisë dhe porosity se FFM edhe më tej do të investojë dhe ndihmojë zhvillimin e futbollit.
Seminari vazhdon edhe sot kur në program është prezantimi teoriko-praktik nga Olivie Dolja, koordinator për zhvillim pranë UEFA-së, si dhe prezantimi teorik nga Vujica Zhivkoviq, Pro Dekan për ligjerim në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.