Publikuar më 19 Октомври, 2018 në Lajme
Në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit, Federata e futbollit të Maqedonisë shënoi
jubile të rëndësishëm, 25 vite nga ndeshja e parë zyrtare e ekipit nacional të
vendit. Besojmë jeni të kënaqur pasi thuajse të gjithë të ftuarit i’u përgjigjën
pozitivisht ftesës, jeni shoqëruar bashkarisht, ndërsa në fund Maqedonia përsëriti
rezultatin 4:1 si në ndeshjen e parë në Kranj?
“Ky vit është i rëndësishëm për Federatën e futbollit të Maqedonsië për shkak
se në të njejtën shënojmë 25 vite nga Kuvendi i Parë i pavarur i FFM-së, si dhe
70 vite nga formimi i Lidhjes së futbollit të Maqedonisë. Mirëpo, pa dyshim se
moment për tu mbajtur mend është 25 vite nga ndeshja e parë e ekipit përfaqësues
të Maqedonisë, pikërisht në ditën kur luajtëm me Lihtenshtajnin në Ligën e
Kombeve. Vërtet ishte kënaqësi të përshëndesim gjithë ata që ishin pjesë e asaj
ndeshje të parë në Kranj të Sllovenisë. Na vjen mirë që futbollistët, trajnerët,
administrata e asaj gjenerate të ekipit përfaqësues, si dhe gazetarët na mundësuan
në mënyrë modeste t’i falemenderojmë dhe të jemi në shoqëri të tyre. FFM është
institucion i hapur dhe e njejta kujdeset për anëtarët e saj. Posaçërisht
këtë e bëjmë kur ekziston komunikim dhe mirëkuptim ndërmjet neve. Ishte
një mundësi e bukur që ajo gjeneratë, kushtimisht thënë të prezantohet edhe një
herë dhe të njihet nga brezat e ti edhe të ekipeve përfaqësuese. Gjenerata e
seleksionuesit Donçevski në atë kohë ishte unike, heronj të vërtetë që hapën
rrugën e garave për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë. Edhe më mirë u bë
që i njejti rezultat si në ndeshjen e parë në Kranj, në mënyrë simbolike u përsërit
edhe në Shkup në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit. Urojmë të gjithë të kenë shëndet
dhe të gëzohemi bashkarisht në shumë fitore”.
Në Jerevan kundër Armenisë të gjithë prisnin të
vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive të përfaqësueses A, mirëpo nodhi
humbja. Disa thonë mirë që ndodhi tani, kur gjërat në grupin tonë varen vetëm
nga ne dhe jo në ndeshjet e rëndësishme të fazës së play offit, kuptohet nëse në
dy ndeshjet e fundit konfirmojmë vendin e parë?
“Ndeshja kundër Armeninsë edhe një herë tregoi se është e vështirë të
parashihen gjërat në futbollin e sotëm. Ecuria e dy përfaqësueseve ishte në
kahje krejtësisht të kundërta, ata kishin humbje nga Gjibraltari dhe larg atmosferës
ideale, kemi lexuar për papajtueshmëri në ekip dhe gjëra tjera që nuk kanë
lidhje me futbollin, ndërsa në shkuam në Jerevan me atmosferë të shkëlqyeshme,
seri pozitive të rezultateve si që nuk kishim pasur më parë me përfaqësuesen A
dhe kërkonim të konfirmojmë vendin e parë. Ndoshta gjithçka do të
shkonte në kahje tjetër nëse arbitri, për të cilin kemi lëshuar edhe letër
zyrtare në UEFA për pakënaqësi nga ndarja e drejtësisë, do të reagonte sipas
rregullave në situata të caktuara, mirëpo kjo tashmë nuk ka rëndësi pasi nuk
mund të kthehet. Edhe seleksionuesi, futbollistët dhe ne si federatë publikisht
pranojmë kritikat për humbjen e thellë, mirëpo kjo nuk do të sjellë pasoja
tjera. Përkundrazi, mendoj se ndeshjeve të rradhës do t’u qasemi edhe më
seriozisht ddhe me energji edhe më të madhe për t’u kthyer sërisht në rrugën e
fitoreve. Kjo është një mundësi e madhe për t’u kualifikuar në Kampionat
Evropian dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë. Uniteti në ekipin përfaqësues është
në nivel të lartë, kemi besim të ndërsjelltë dhe vazhdojmë më tej. Nëse
kapiteni Goran Pandev thotë se ekipi është si familje, atëherë vërtet jemi në
rrugën e duhur. Sekretariati gjithmonë do të jetë me futbollistët edhe në të
mirë edhe në të keqe”.
Para thuajse një muaji në Bukukresht, në mbledhjen rajonale të presidentëve dhe
sekretarëve të përgjithshëm keni ngritur iniciativë për formimin e garës ndërkombëtare
për gjeneratën e futbollistëve deri 15 vjeç?
“Mbledhjet rajonale të këtyre vendeve anëtare, që tashmë rriten dhe seriozisht
në grupacion që përbëhet nga 14 asosiacione, mes të cilave edhe Turqia dhe
Rusia, japin mundësi për të sjellë vendime të rëndësishme në drejtim të
zhvillimit të futbollit, si dhe krijimin e qëndrimeve të përbashkëta të cilat
do të mund t’i prezantojmë para UEFA-së dhe FIFA-s. Prej para dy viteve ishte
prezantuar tentimi për formimin e Ligës Ballkanike, mirëpo atë ide kishte
skepticizëm dhe dyshime. Qëllimet e vendosura jo gjithmonë kalojnë me sukses,
mirëpo kjo nuk don të thotë se duhet ta ndryshojmë të njejtën. Përkundrazi,
mund t’i adaptojmë aktivitetet që çojnë te qëllimi. Si një zgjidhje në drejtim
të përmirësimit të futbollit, posaçërisht zhvillimit të futbollit të moshave, e
shohim këtë projket të cilin e pëlqyem bashkarisht të gjithë, për shkak se do të
kontribuojë në ndërtimin e personaliteteve të vërteta të futbollit duke nisur
me përfaqësueset deri 15 vjeç. Sigurisht se ne si FFM edhe tani organizojmë
shumë ndeshje kontrolluese dhe përballje ndërkombëtare për përfaqësueset tona të
moshave (secila përfaqësuese e moshave zhvillon minimum 20 ndeshje brenda
vitit), mriëpo kjo garë do të ketë edhe karakter garues. Bëhet fjalë për lojtarë
deri 15 vjeç të cilët do të luanin në sistem turneu, në kohëzgjatje prej një
jave. Aty do të formoheshin katër grupe me nga katër përfaqësuese dhe gjithsej
gjashtë ndeshje në grup. Pas përfundimit të garave në grupe do të luhen gjysmëfinale,
gjithsej tetë ndeshje, përfaqësuesja e secilit vend në grup do të luajë me kundërshtar
që ka zënë të njejtin vend në grupet tjera. Pastaj pason finalja. Mbetet të
vendoset për kohëzgjatjen e ndeshjeve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për
futbollistë deri 15 vjeç, si dhe kur do të organizoheshin turnetë (opsione janë
janari ose qershori gjatë kohës së pushimeve). Turneu i parë do të mbahet në Turqi.
Sigurisht secili vend mund të kandidohet për të organizuar turneun, mirëpo në
anën tjetër duhen kushte të caktuara, si për shembull katër stadiume, terrene për
stërvitje e kështu me rradhë. Me një fjalë jepet mundësi që futbollistët e kësaj
moshe të fitojnë përvojë para se të vazhdojnë në përfaqësueset pasardhëse deri
17 vjeç kur do të kenë të ndërtuar karakterin garues dhe përvojën e duhur. E
njejta morri përgjigje pozitive nga UEFA, e cila gjithashtu do të participojë përmes
programës së saj për të siguruar edhe dy përfaqësuese nga konfederatat tjera.”