Intervistë me presidentin e FFM Ilço Gjorgjioski

Publikuar më 05 Јануари, 2017 Lajme


Kualifikimi në Kampionatin Evropian në Poloni e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë ka lënë shenjë në vitin e kaluar. Për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë një përfaqësuese e vendit do të jetë pjesë e një gare të madhe. Me gjasa jeni të kënauq nga rezultatet në planin sportiv.

“Kemi ekip fituese në skuadrën U 21, përfaqësuese e shkëlqyeshme. Vërtet jemi të gëzuar që do të jemi pjesë e Kampionatit Evropian në Poloni. Gjithmonë është bukur të ndahet gëzimi për atë që kemi bërë me përfaqësueset e reja, por edhe të përballemi me sfidat që pasojnë. Nuk duam, as që guzojmë tu imponojmë presion për sukses futbollistëve të rinjë, mirëpo duam të përgatiten mirë për kampionatin historik. Ata janë e ardhmja e futbollit të Maqedonisë, mbase do të udhëheqin përfaqësuesen A në një garë të madhe. U dëshiroj shumë fat, shpresoj që futbolli i Maqedonisë pas dy dekadave më në fund do të na bashkojë dhe do të na gëzojë. Për ne më e rëndësishme është t’u japim impuls gjithë përfaqësueseve të reja, duke përfshi edhe akademinë e futbollit. Këtë vit edhe përfaqësuesja U 17 kishte paraqitje të mira në eliminatoret për kualifikim në fazën elite  të UEFA-së. Përfaqësuesja U 17 vetëm për shkak të një kartoni të verdhë nuk u kualifikua në mesin e më të mirëve në Evropë. Ata reprezentues janë investimi ynë në të ardhmen, gjenerata futbollistësh për vitet që pasojnë. Rezultatet e këtyre përfaqësueseve janë sukses i tyre, ne ndajmë përgjegjësinë për humbjet. Në atë mënyrë funksionojmë dhe kjo nuk na pengon, përkundrazi i qëndrojmë pas kësaj praktike”.

Thuajse pa përjashtim, pas çdo ndeshje të përfaqësueses, posaçërisht të reprezentacionit A, përgjegjësia për rezultatet kërkohet nga kreu i FFM-së. Përfaqësuesja A e Maqedonisë asnjëherë nuk ka qenë afër për kualifikim në një garë të madhe, as atëherë kur në përfaqësuese kanë luajtur emra shumë më të mëdhenj se sa këto tani, mirëpo opinioni gjithmonë ka pasur pritje të mëdha, ndërsa federata gjithmonë ka qenë fajtori kryesor për rezultatet. Ju pengon ky percepcion?

“E dij çka don të thotë futbolli, kam luajtur futboll dhe kam pat ur privilegjin të jem edhe në teren edhe në zhveshtore edhe në pankinë si trajner. Më lehtë është të kritikohet dhe nuk ikim nga vërejtjet konstruktive, mirëpo jam i bindur se punët do të ndryshohen në më të mirë. Jo për atë se i pranojmë rëndë kritikat, por për shkak të rezultateve që do të jenë më të mira. Është e qartë se rezultatet e përfaqësueses A nuk janë më të mirët, mirëpo besoj se jemi në kahje të duhur. Në këto kualifikime jemi dominuar vetëm nga Spanja. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira kundër Italisë, Izraelit dhe Shqipërisë. Vërtet nuk kemi patur fat të gëzohemi në rezultat të mirë, mirëpo përparimi në lojë dhe përkushtimin e ekipit e kanë parë të gjithë. Për përfaqësuesen A shpesh flitet me nënçmim, mirëpo patjetër të kuptojmë se ajo përfaqësuese është e gjithë neve dhe duhet të japim mbështetje maksimale. Nëse pas humbjeve të tilla të pafat si që kishim ne në këto kualifikime ndjen dëshprim një Goran Pandev, atëherë duhet të keni të qartë se lojtarët kanë luftuar në mënyrë sportive dhe me zemër. Ne më shumë se 20 vite kemi vetëm shkëlqime të ralla në rezultate dhe rikthim të shpejtë në realitet. Përshtypja e përgjithshme është se ekipit nacional i mungon diçka e ‘panjohur’ për arritje të rezultateve të mëdha, mirëpo patjetër të vazhdojmë të besojmë, të kemi entuziazëm ndaj reprezentacionit”.

Thoni se FFM është institucion i aftë dhe mjaftueshëm e fuqishme t’i mbështesë projektet e rëndësishme për futbollin tonë, nga ndërtimi i infrastrukturës deri te puna me kategoritë e reja. Cilat janë prioretetet e federatës për këtë vit?

“Kjo pyetje gjithsesi është për infrastrukturën. Investimet për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit janë kyçe për zhvillimin e futbollit. FFM duke i’u falënderuar përkushtimit të vet punon në mënyrë stabile dhe mund të kujdeset jo vetëm për ekipet e veta përfaqësuese por edhe të investojë në projekte të mëdha si ndërtimi i qendrave stërvitore dhe projekte infrastrukturore në qendra të futbollit, si që është rasti me stadiumet në Manastir, Prilep, Shtip, Tetovë dhe Strumicë. FFM, megjithatë kërkon mbështetje nga vetëqeverisjet lokale, të investojnënë edhe ata për përmirësimin e insfrastrukturës së futbollit, në projekte që do tu mundëosjnë fëmijëve të merren me futboll në kushte si që kanë edhe fëmijët dhe të rinjtë në vendet tjera. FFM kërkon investime në stadiumet ku thuajse pa përjashtim gjenerohen mjete të mëdha në futboll, ndërsa bëjnë që klubet të jenë më të suksesshme. Komunat patjetër të përmbahen me afatet dhe t’i respektojnë përgjegjësitë e firmosura nga marrëveshjet. Jemi të sigurtë se investimet në infrastrukturë do t’i kthejë sërisht dashamirët e futbollit në ndeshjet tona dhe do të mundësojë të vëndojmë para vetes qëllime të reja që do të na çojnë drejt suksesit. Gjithsesi, një prej prioritetet kryesore mbetet zhvillimi i futbollit të shpresave. Kemi bërë punë të madhe me Akademinë e futbollit e cila funksionon në kuadër të FFM-së, mirëpo qëllimi ynë është të ndihmojmë edhe klubet për të zhvilluar bazën e tyre për të rinjtë. Pas evolimit nga ana e trajnerëve dhe kuadrove profesionale nga Akademia e FFM-së dhe UEFA në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në dy projekte shumë të rëndësishme për futbollin e të rinjëve. Programi i UEFA-së për zhvillim të futbollistëve të rinjë elitarë do të mundohemi bashkarisht ta realizojmë me klubet. FFM edhe në mënyrë logjistike edhe finansiare do të mbështesë klubet për punë me fëmijë prej 7 deri 12 vjeç sipas programit elitar anglez “Kerver”, ndërsa të rinjtë e moshës 12 deri 16 vjeçare do të punojnë sipas programës së UEFA-së për futbollistë të rinjë elitarë. Nëse kjo mënyrë e punës sjell rezultat me më shumë se 300 futbollistë të rinjë në Akademinë e FFM-së, do të jetë në interes të madh edhe për më shumë se 7 mijë fëmijë që ushtrojnë në klubet tona”.

FFM shpesh thiret në futbollin ekipor. A kujdeset federate vetëm për përfaqësueset e saj?

“Kemi avansuar gjithë shërbimet në kategori të ndryshme, prej organizatës së arbitrave, delegatëve, deri te kontrollorët, kemi arritur efikasitet më të madh në arbitrazh dhe masat disciplinore. Ne nuk mund të dalim nga lëkura jonë, infrastruktura, madhësia e tregut tonë-gjithë këto janë rethana objective te të cilat nuk mund të ndikojmë dhe për këtë arsye nuk mudn të jemi Bundesliga. Mirëpo, ne punojmë kampionati ynë të jetë më i mirë, fokusohemi në zhvillimin e infrastrukturës, profesionalizimit dhe mundësojmë mbështetje kualitative institucionale për klubet. Federata e futbollit ofron dorën  e bashkëpunimit me institucionet dhe sektorin korporativ, atje ku futbolli nënkupton promovim”.  

Këtë vit na pret me shumë gjasa ngjarja më e madhe që kemi patur mundësi ta organizojmë-Super Kupa e UEFA-së. Do të jemi të gatshëm për organizim të suksesshëm?

“Kandidatura për Shkupi 2017 organizator i Super Kupës së Evropës ishte vendim i FFM-së. Ajo ishte ëndër e yna, të kemi mundësi të organizojmë një nga projektet më të mëdhenj të Maqedonisë së pavarur. Për organizim të suksesshëm ende na duhet konsezus apsolut dhe mbështetje maksimale prej qytetit dhe shtetit të Maqedonisë. Finalja e Super Kupës së UEFA-së është ngjarje shumë e madhe që do të sjellë numër të madh të benefiteve afatshkurta dhe afatgjata për vendin tonë, ekonominë dhe futbollin tonë.”

Një pjesë e opinionit sikur me nënçmim shikonte projektet e FFM-së për vitin 2016, bile ngjiteshin etiketa se FFM është ‘kompani ndërtimi’, kandidatura për Super Kupën e Evropës e llogaritnin si pro formë, ndërsa kualifikimin në EURO 2017 si iluzion?

“Nuk nënçmojmë mendimin e askujt, mirëpo kam fat apo fatkeqësi të jem president i FFM-së në vitet kur disa punë patjetër të bëhen. Ndoshta në të ardhme të afërt për shkak të këtyre projekteve do të shpallem si më i keqi, apo ndoshta edhe presidenti më i mirë i federatës. Fakt është se më shumë se dy dekada ne nuk kishim ndërtuar asnjë teren apo fushë. Nëse disa njerëz llogarisin se me ndërtimin e dhjetë tereneve me bar sintetik, ndërtimi i qendrës moderne stërvitore dhe ‘Shtëpisë së futbollit’ dhe ndihma e madhe nga FFM-ja që pesë komuna në vend të kenë stadiume reprezentuese ne jemi ‘kompani ndërtimore’, atëherë në rregull, me zemër të qetë pranoj atë etiketë. Finalja e Super Kupës është ngjarja më e madhe e futbollit në rajon dhe ne atë e kemi fituar. I vetmi gabim është në kualifikimet për Kampionatin Evropian për të rinjë. Në planin strategjik të FFM-së kishim paraparë të luajmë balotazh, ndërsa u kualifikuam direkt. Le të na akuzojnë për gabime të tilla edhe në të ardhmen. Më lehtë është të shkruhen letra, komunikata,…. Nga ajo askush nuk ka levërdi, më pak futbolli i Maqedonisë. Jemi përshtatur me veprime të tilla dhe vëmendjen e kemi drejtuar ka krejtësisht gjëra tjera”.

Në Kuvendin zgjedhor të FFM-së sërish do të kërkoni besimin e anëtareve të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Ku i shihni sfidat më të mëdha?

“Shpresoj mos të lodhem duke punuar në futboll. Funksioni president nuk është vetëm karige, president mund të jesh vetëm duke punuar, ndërsa tjerëve u lë të komentojnë atë që kemi bërë deri tani. Në Kuvend kërkojmë të vazhdohet me politikën dhe strategjinë e deritashme të FFM-së. Kjo nënkupton fokus të plotë në projektet infrastrukturore, investime në futbollin e Maqedonisë, respektim të strategjisë nacionale, krijimi i gjithë kushetve për përgatitje të ekipeve përfaqësuese. Në të ardhmen dua para se gjithash solidaritet dhe respekt. FFM është institucion stabil dhe asnjëherë, të paktën deri sa unë të jem në krye të federatës nuk do të lodhemi duke ndihmuar për bazë të futbollit dhe investim te të rinjtë, si që ndihmojmë edhe në ligë. E ardhmja e futbollit të Maqedonisë nuk është në duar të një individi, bile as vetëm e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Ajo është në duar e gjithë neve, jemi një armatë prej 40 000 njerëzve që çdo ditë ushtrojnë dhe kërkojnë mënyrë si të ngrejnë nivelin e futbollit të Maqedonisë”



   
   
Reprezentacioni A