Publikuar më 06 Април, 2016 në Lajme, Lajme
Një fitore (me Malin e Zi 4:1) dhe tre humbja
(Libani 0:1, Sllovenia 1:0 dhe Bullgaria 0:2) në katër ndeshje në pankinën e përfaqësueses
A të Maqedonisë është efekti i Angellovskit. Pas këtyre ndeshjeve kontrolluese është
e qartë se keni pasqyrë më të qartë për mundësitë e ekipit përfaqësues të cilin
e drejtoni. Me rezultate nuk kaluam mirë, mirëpo cilat janë përshtypjet tuaja për
gjendjen e ekipit përfaqësues?
“Pas këtyre katër ndeshjeve kontrolluese mendoj se kam fituar një pasqyrë më të qartë për efektin e secilit individ në ekip në përgjithësi. Nuk është lehtë, mirëpo e dij se përse jam zgjedhur në këtë pozitë. Beosj se mund të realizoj qëllimet dhe jam i vetëdijshëm se ata që kanë vendosur për mua e dijnë çka barti në vete, sa mund të duroj presion dhe çfarë kualitetesh mund të sjell. Qëllimi ynë në këtë periudhë është të definojmë ekipin për ciklin e ardhshëm kualifikues dhe të zgjedhim më të mirën që kemi për ndeshjet shumë më të rëndësishme. Rezultatet që kemi shënuar në ndeshjet e fundit në asnjë mënyrë nuk mund të na kënaqin, mirëpo në anën tjetër, nuk guxojmë të anashkalojmë faktin se kemi luajtur kundër përfaqësueseve momentalisht më kualitative se e jona dhe se në segmente të caktuara të lojës kemi treguar se mund të bartemi dhe të luajmë të barabartë me përfaqësuese më të forta."
Problemi më i madh mbetet realizimi. Duke pasur parasysh faktin se kryesisht parapëlqeni formacione ofanzive, ku e shihni arsyen për mosefikasitetin para portave kundërshtare? Vlerësoni se Maqedonia krijon shanse të mjaftueshme të cilat më pas nuk realizohen apo edhe ata raste të krijuara nuk janë në nivel të vërtetë?
“Analizat e ndeshjeve tregojnë, ndërsa edhe statistikat e vërtetojnë se ne kemi përqindje të shkëlqyeshme të posedimit të topit, luajmë presion të lartë, jemi mjaft agresiv, mirëpo për fat të keq nuk realizojmë. Gjithashtu, analizat tregojnë se shumë herë kemi arritur në shans goli, mirëpo problem është realizimi. Është e qartë se mund të përmirësojmë këtë segment, patjetër të jemi më precizë. Krijimi i atyre mundësive posaçërisht nga lojtarët e repartit të mesfushës ku mendoj se edhe më shpesh ndodh të vendosin ndeshjet është problem për ne dhe atë do të mundohemi ta tejkalojmë. Ndoshta një prej problemet thelbësore në atë pjesë është është se në ato pozita nuk kemi futbollistë që luajnë standard në ekipe jashta vendit. Nga ana tjetr, e dimë se në këtë moment nuk mund të llogarisim as në futbollistët e përfaqësueses së shpresave. Pikërisht për këtë arsye kemi qenë të detyruar të kërkojmë alternativa për çdo lojtar dhe pa marrë parasysh emrat-patjetër të krijojmë me plan. Të ishte punuar në atë mënyrë deri tani, ne sot nuk do të kishim problem me alternativat për cilindo qoftë lojtar të mesfushës i cili mund të ndodh mos të jetë në formë të mirë”.
“E kam të qartë se opinioni me padurim pret rezultate më të mira, mirëpo pa marrë parasysh humbjet e ndeshjeve të fundit, unë jam optimist i padiskutueshëm dhe atë që kam hartuar në kombinim me mundësitë reale do ta implementoj deri në fund. Jam i bindur se gjithë kjo do të na sjellë rezultate më të mira. Sa u përket lojtarëve të përfaqësueses së shpresave, unë haptas e kam thënë edhe pas emërimit tim si seleksionues se kyçja e tyre në ekipin më të mirë përfaqësues është një prej qëllimeve kryesore. Atë e bëra edhe me ftesën e pesë futbllistëve të asaj përfaqësuese në duelin me Libanin. Pas ndeshjes së tyre kualifikuese me Ukrainën, për ndeshjet kontrolluese të muajit qershor pjesa më e madhe e atyre futbollistëve do të kenë ftesë për përfaqësuesen A. Qëllimi është të formohet ekip me maksimum 25 futbollistë, një kombinim i përvojës dhe rinisë dhe ata ta bartin barën kryesore në ndeshjet kualifikuese. Më e rëndësishme është që gjithmonë të mendojmë për kolektivin, pasi futbolli është sport kolektiv, nuk është tenis. Suksesi i ekipit sigurisht varet edhe nga kualiteti individual, mirëpo një gjë e tillë nuk sjell aq sukses sa mund të bëjë qasja kolektive”.
Punoni pa u lodhur në drejtim të afrimit të përfaqësueses me tifozët, përmes pjesëmarjes në aksione humanitare deri në kominkimin direkt përmes rrjetit social. Ku e shihni dallimin ndërmejt dashurisë të cilën edhe reprezentuesit edhe ju e merni kur komunikoni direkt me njërezit, në krahasim me negativitetet që shfaqen nga tribunat dhe shpërndahen nga medium të caktuara, ndërsa direkt kanë të bëjnë me përfaësuesen A?
“Gjithë ne që punojmë në futboll, punojmë në interes të këtij futbolli. Mua më vjen keq që gjithë nuk punojmë në drejtim të njëjtë, pra për të mirën e futbollit të Maqedonisë. Kjo përfaqësuese është e të gjithëve, nëse fitojmë meritat nuk do të jenë vetëm të seleksionuesit dhe lojtarëve, por të gjithë atyre që e mbështesin ekipin. Më lehtë është të kritikosh dhe të thyhen mure që janë të plasur. Komunikimi im me futbollistët është konstruktiv dhe intenziv. Kjo është e bukur dhe ashtu duhet të jetë. Më gëzon atmosfera pozitive, përkushtimi dhe sjellja e tyre ndaj ekipit përfaqësues”.