Interes i madh për ndeshjen Maqedoni-Itali

Publikuar më 23 Септември, 2016 Lajme, Lajme

Mbi 3000 italianë vijnë në Shkup për të mbështetur përfaqësuesen e tyre

Pas humbjes së pafat nga Shqipëria në Shkodër, përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë është para një sfide të madhe. Në Shkup vijnë Izraeli dhe Italia. Izraeli ndoshta nuk është aq emër i madh, mirëpo gjithëmonë përfaqësuese e papërshtatshme për ne, ndërsa Italia, azurët e famshëm vijnë me formacion më të fortë dhe imperative për fitore.

Disa prej futbollistët më të mirë të botës si Bufon, Verati, Imobile, Graciano Pele, Kielini, Xhakerini, Mota dhe të tjerë, të cilët luajnë për klubet më elitare në klubet evropiane dhe të cilët bashkarisht në përfaqësuesen e Italisë përbëjnë një ekip kompakt i cili tregoi paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin e fundit Evropian, ekip që me lojën e treguar ka simpatinë e miliona dashamirëve të futbollit në gjithë botën dhe të cilët të pafat me penalti u ndalën nga Gjermania në luftën për të vazhduar ecurinë drejt titullit evropian.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka kundërshtarë të fortë të cilët sigurisht do të jenë inspirim i madh për të dhënë maksimumin në kërkim të rezultateve pozitive. Dëshirojmë Pandev të shënojë gol kundër vendit ku arriti famën e futbollit, Nestorovski të dëshmojë vlerën e tij, Hasani të jetë brilliant si shumë herë deri tani, ndërsa mbrojtja të jetë e koncentruar dhe e pakalueshme.

Në çdo rast do të shofim futboll të bukur, sipas shijes së dashamirëve dhe gurmanëve të vërtetë të futbollit. Në interes të shfaqeve të bukura të futbollit shkon edhe fakti se Federata e futbollit të Maqedonisë caktoi jashtëzakonisht çmim të favorshëm të biletave bllok për të dyja ndeshjet.

Çmimi për tribunat e veriut dhe jugut do të jetë 500 denarë, ndërsa për perendim 250 denarë. Për herë të parë vjen fuqia e madhe e futbollit Italia, disa herë kampion botëror, që vet në vete është garancë për shfaqe të shkëlqyeshme e cila assesi nuk guxon të humbet. Shpejtoni pas biletës tuaj, përgatitni dekorimin tuaj personal kuq e verdhë për t’i treguar botës si anohet për Maqedoninë. 



   
   
Reprezentacioni A