Publikuar më 31 Октомври, 2024 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë informon opinionin se sot (31.10.2024) është pranuar një letër drejtuar kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdini, me të cilat disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së kërkojnë caktimin e një mbledhje urgjente.
Sipas Statutit të FFM-së, kryetari i FFM-së ka obligim që në afat prej 21 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për thirrjen e seancës së Këshillit Drejtues të mbajë mbledhje. Ndryshe, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë të drejtë ta caktojnë seancën në mënyrë të pavarur.
Opinioni do të njoftohet për zhvillime të mëtejshme në kohën e duhur.