Informatë nga Komisioni Diciplinor i FFM-së

Publikuar më 22 Април, 2016 Lajme


Komisioni Diciplinor i FFM-së në mbledhjen e sotme ka konstatuar se nuk ka kushte për të vepruar dhe për të vendosur për lëndën për të cilën është ngritur hetim diciplinor kundër KF Vardarit për ndeshjen Vardari-Shkëndija në kuadër të xhiros së 27-të të Ligës së parë, për arsye se shkaku i afateve të rregullores diciplinore ende nuk është kompletuar dokumentacioni, ndërsa me këtë nuk është përmbushur as kushti se askush nuk mund të ndëshkohet para se të dëgjohet deklarata e tij. Në rastin konktret, është vërtetuar se afati prej tre ditëve për dorëzimin e deklaratës nga ana e KF Vardarit ende nuk ka skaduar. Në kushte të këtilla, klubi vendas dhe klubi mysafir i ndeshjes së ardhshme Vardari-Shkëndija së bashku me MPB-në vlerësojnë dhe mirren vesh për kushtet për praninë eventuale të publikut të skuadrës mysafire.



   
   
Reprezentacioni A