Informatë në lidhje me dyshimet për raste pozitive me COVID-19 te përfaqësuesja e Maqedonisë

Publikuar më 11 Октомври, 2020 Lajme


Tre anëtarë të përfaqësueses A të Maqedonisë, një futbollist, anëtarë i stafit teknik dhe persona nga shërbimi teknik, sot kanë marrë “rezultate me dyshim për të qenë pozitiv” (emër opsion i pranishëm në testet për COVID-19) në testimet e fundit për COVID-19, të kryera pas arritjes së përfaqësueses së vendit në Talin për ndeshjen Estoni-Maqedoni në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Gjithë anëtarët e përfaqësueses së Maqedonisë kishin rezultate negative në testimet e kryera para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen me Kosovën, para ndeshjes me Kosovën dhe pas ndeshjes me Kosovën, gjegjësisht para nisjes për në Talin. Gjithë këto testime u realizuan nga laboratori e autorizuar nga UEFA.

Gjithashtu, përfaqësuesja gjithë këtë periudhë në mënyrë ty përpiktë ka respektuar rekomandimet dhe masat e parapara nga UEFA, por edhe ato që vijnë nga autoritetet lokale.

Në lidhje me rastin e fundit, ekipi ynë menjëherë ka kërkuar tesime shtesë për të tre anëtarët e ekipit përfaqësues, mirëpo për fat të keq deri në këtë moment tre anëtarët duhet të qëndrojnë të izoluar në hotel, ndërsa futbollisti në fjalë nuk do të mund të jetë në kombinim për të luajtur në ndeshjen e sontme.

Në vazhdim keni rezultatin e testimeve të realizuara në Talin pas arritjes së ekipit tonë përfaqësues.



   
   
Reprezentacioni A