Informacione të rëndësishme në lidhje me masat mbrojtëse të protokollit të UEFA-së për ekipet përfaqësuese

Publikuar më 01 Јуни, 2021 Lajme, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë shpreh mirënjohjen e sinqertë deri tek të gjithë ata të cilët përgëzojnë reprezentuesit tanë para paraqitjes historike në Kampionatin Europian dhe kanë dëshirë tu drejtohen personalisht futbollistëve me qëllim që ti urojnë suksese dhe rezultate të mira në ndeshjet e EURO 2020.

Por, në të njejtën kohë, detyrohemi nga e para të theksojmë se sipas protokolleve të UEFA-së si dhe udhëzimeve të qarta që kemi marrë, ne nuk jemi në gjendje të organizojmë ndonjë prite për individë ose persona nga institucionet shtetërore sepse përgjegjësia për mbrojtjen e futbollistëve është e madhe dhe duhet të respektohet vazhdimisht, pasi pasojat janë të mëdha.  

Rëndësia e parandalimit për shkak të kufizimeve të rrepta të kujdesit shëndetësor dhe protokolleve të imponuara nga UEFA që diktojnë kushtet për çdo aktivitet që nuk lidhet me programin e ekipit përfaqësues para Kampionatit Europian dhe madje edhe më shumë që në përfaqësuese tashmë ka të konfirmuar një rast pozitiv me Kovid-19 e konfirmuar nga personat përgjegjës për protokollin shëndetësor në ekipin përfaqësues, ekipi mjekësor dhe Dr. Nevzat Jonuzi, i cili është i angazhuar me zbatimin e të ashtuquajturës Protokolli i UEFA-s për tu kthyer në lojë në kushte të pandemisë.

- Çdo mosrespektim i masave dhe rregullave të përcaktuara në Protokollin e UEFA-së mund të rezultojë në masa disiplinore në përputhje me rregullat disiplinore të UEFA-së dhe të rrezikojë pjesëmarrjen e ekipit në “EURO 2020”. Vetë koncepti i një flluske, ekipi synon të krijojë një mjedis të mbrojtur dhe të kufizuar për futbollistët dhe stafin teknik gjatë qëndrimit të tyre në hotel dhe udhëtimit në Kampionatin Europian.

Delegacioni i ekipit duhet të shmang çdo kontakt me ndonjë person jashtë “flluskës” së tyre për të minimizuar rrezikun e infektimit në çdo masë të mundshme, ka thënë Dr. Nevzat Jonuzi, i cili është i angazhuar me zbatimin e të ashtuquajturës Protokolli i UEFA-s për tu kthyer në lojë në kushte të pandemisë.

Shpresojmë në mirkuptim të plotë dhe së bashku do të kontribuojmë në mbrojtjen më të madhe të ekipit përfaqësues para se të nisemi për në Kampionatin Europian.

Special COVID-19 mitigation measures for teams.pdf

UEFA Return to Play Protocol v4.pdf




   
   
Reprezentacioni A