Informacion rreth kurseve edukative të trajnerëve në nivele të ndryshme të organizuara nga FFM

Publikuar më 29 Септември, 2022 Licencimi, Lajme


Ju njoftojmë se qendra edukative në FFM është në proces të hartimit të një plani të detajuar vjetor për kurset për trajnerë të niveleve të ndryshme arsimore për sezonin 2022-2023. Për këtë qëllim, çdo kandidat i interesuar duhet të plotësojë këtë pyetësor, i cili është i hapur deri më datë 16.10.2022. Pas kësaj date, pyetësori bëhet automatikisht joaktiv dhe komunikimi i mëtejshëm në lidhje me kurset do të vazhdojë vetëm me e-mail dhe vetëm me kandidatët që kanë shprehur interesimin e tyre duke plotësuar pyetësorin.

Mosplotësimi i pyetësorit do të nënkuptojë pamundësinë e pjesëmarrjes në kurset që do të organizohen/fillojnë deri në fund të vitit 2022 dhe kandidatët e interesuar do të kenë mundësinë e radhës të regjistrohen sa më parë në janar 2023 dhe për kurset që do të organizohen jo më parë se muajin prill të vitit 2023.

Plotësimi i pyetësorit mund të gjendet në linkun e mëposhtëm.

https://forms.office.com/r/zRa1reSyEW

Para se ta plotësoni, ju lutemi hidhini një sy kritereve për pjesëmarrje në secilin kurs individualisht të publikuara në detaje në dokumentin e bashkangjitur, në mënyrë që të gjithë kandidatët e interesuar të dinë nëse i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në kursin për të cilin janë të interesuar dhe çfarë janë mundësitë e tyre.

Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë kandidatët se sipas konventës aktuale të trajnerëve, niveli fillestar i arsimimit të trajnerëve është diploma UEFA C, e themeluar gjithashtu nga FFM duke filluar nga maji i vitit 2022.

Kandidatët të cilët janë të interesuar për nivelin më të lartë arsimor – diplomën UEFA PRO, i njoftojmë se konkursi për regjistrim në gjeneratën e ardhshme të FFM-së nuk mund të shpallet para pranverës 2024.

ОСНОВНИ КРИТЕРИУМИ ЗА УЧЕСТВО НА ЕДУКАТИВНИ КУРСЕВИ ВО ОРГАНИЗАЦИЈА НА ЦЕ НА ФФМ 1.pdf





   
   
Reprezentacioni A