Informacion për dhënien e licencave për pjesëmarrje në garat e UEFA-s për sezonin 2023/24

Publikuar më 31 Мај, 2023 Licencimi, Lajme


Departamenti i Licencimit në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon se Komisioni për Licencim pas përfundimit të procesit të licencimit të klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-s në sezonin 2023/24 në të cilin aplikuan nëntë klube (KF Struga Trim Lum., KF Makedonija Gjorçe Petrov, KF Rabotniçki, KF Sileks, KF Shkëndija, KF Shkupi, KF Bregallnica, KF Tikveshi, KF Skopje) nga Liga  e Parë dhe katër klube (KFF Luboten, KFF Kamenica Sasa, KFF Tiveria, KFF Skopje) nga Liga e Parë e femrave, dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, mori këto vendime:

Licenca për të marrë pjesë në garat e UEFA-s në sezonin 2023/24 u lëshohet klubeve të mëposhtme:

1. KF Struga Trim Lum – Strugë

2. KF Makedonija Gjorçe Petrov 1932 - Shkup

3. KF Rabotniçki – Shkup

4. KF Sileks – Kratovë

5. KF Shkëndija – Tetovë

6. KF Shkupi 1927 - Shkup

KF Skopje ka hequr dorë nga procesi i licencimit për sezonin 2023/24 të UEFA-s.

Licenca për të marrë pjesë në garat e UEFA-s në sezonin 2023/24 u lëshohet klubeve nga Liga e Parë e femrave:

1. KFF Luboten – Tetovë

2. KFF Kamenica Sasa - Makedonska Kamenica

3. KFF Tiverija - Strumicë

KFF Skopje ka hequr dorë nga procesi i licencimit për sezonin 2023/24 të UEFA-s.




   
   
Reprezentacioni A