Informacion për biletat për në EURO 2020

Publikuar më 28 Мај, 2021 Biletat, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë informon familjen e futbollit në vendin tonë se FFM është përgjegjës për shpërndarjen e biletave për ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian. Përmes formës elektronike kemi pranuar në total 10.395 kërkesa për të blerë bileta për ndeshjet e Maqedonisë në fazën e grupeve të EURO 2020.

Numri për aplikime është ndryshuar deri më 25 maj të vitit 2021.  

Shprehim respekt dhe falenderim për secilin që me synim të sinqertë ta mbështet përfaqësuesen tonë në KE, por në të njejtën kohë detyrohemi të dërgojmë vërejtje të rëndësishme se në situatë të kufizimeve shëndetësore dhe respektimit të protokolleve të UEFA-së, është kufizuar në mënyrë rigoroze numri i biletave që ishin në dispozicion nga UEFA, mundësia që të ju mundësojmë të blejnë bileta të gjithë tifozët tanë praktikisht ishte e pamundur.

Duke pasur parasysh numrin e biletave që i kemi në dispozicion, FFM mund të kënaqë më pak se 10% të njerëzve që aplikuan për bileta për në Kampionatin Europian.

Në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të FFM-së, përparësi për të blerë bileta kanë punonjësit shëndetësor. “Shtëpia e Futbollit” informon që nga numri i përgjithshëm i biletave që kishte në dispozicion Federata e Futbollit të Maqedonisë, përqindje më të madhe për blerjen e biletave e kishin punonjësit shëndetësor dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë.

FFM përmes departamentit të sigurisë dhe integritetit realizoi komunikim të ngushtë me të gjitha tifo grupet në vendin tonë, të cilët shfaqën interesim që ta përkrahin përfaqësuesen në Kampionatin Europian dhe në përputhje me kërkesat e tyre dhe numrin e biletave që mund të vendosej në dispozicion, FFM siguroi që 200 tifozë të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Rumanisë të organizuar.

Në këtë rast ne deklarojmë qartë se në kohën e udhëtimit, qëndrimit dhe pjesëmarrjes në ndeshjet në Bukuresht, tifozët do të shoqërohen nga personat e sigurisë dhe integritetit në FFM, Komisionit për siguri pranë FFM-së dhe përfaqësues të deleguar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.

Robert Markoviq – udhëheqës i departamentit të sigurisë në FFM dhe Zoran Sazdov zëvendës president i Komisionit për siguri dhe person përgjegjës për kontakt me tifozët në UEFA do të jenë përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e tifozëve të përfaqësueses tonë gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në KE.

Në të njejtën kohë, dëshirojmë të informojmë opinionin se FFM nuk ka patur asnjë kontakt dhe nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi për persona tjerë të cilët po përmenden në opinion në lidhje me organizimin e tifozëve për ndeshjet e KE.

Në fund, inforjmomë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-në dhe autoritetet në Rumani për një rritje të mundshme të numrit të tifozëve në arenën në Bukuresht, por deri në këtë moment ende është në fuqi vendimi për 33% të kapacitetit të stadiumit. 




   
   
Reprezentacioni A