Publikuar më 07 Октомври, 2020 në Biletat, Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë informon të gjithë përkrahësit
dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë se duke nisur nga e dita e premte,
09.10.2020 deri 23.10.2020 përmes “MK Tikets” si partner zyrtar i FFM për
shitje të biletave për ndeshjet e përfaqësueseve tona, do të kryhet kthimi i
fondeve për biletat e blera për ndeshjen anuluar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës,
e cila duhej të zhvillohet me 26 mars 2020.
Paratë e biletave të blera do të kthehen në mënyrën në vijim:
Dokumentacion identifikimi dhe bileta origjinale e blerë, në pikat e shitjes më poshtë:
Shkup:
- Zyra e për shitjen e biletave në stadiumin në Shkup nga periudha 09.10 deri 23.10.
- Prilep – TA Bran – 09.10. deri 23.10.
- Shtip, kafe “Simbol” – 09.10 deri 23.10.
Strumicë:
- Kafeteria “Koncept” 09.10 deri 23.10.
Negotinë:
- Tobako Korzo
Veles:
- Unison 09.10. deri 23.10.
Ohër:
- Ta Globus Travel 09.10. deri 23.10.
Manastir:
- Libraria “Literatura MK” nga 13.10 deri 18.10.
Të gjithë të cilët nuk kanë mundësi ose kanë ndonjë problem, të komunikojnë në contact@mktickets.mk
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës me 8 tetor do të zhvillohet pa praninë e publikut, si një nga masat dhe rekomandimet e bëra nga institucionet shëndetësore të Maqedonisë për mbrojtje nga pandemia Covid 19.
UEFA gjatë javës së kaluar përmes një letre informoi të gjitha federatat se lejon praninë e publikut me numër të kufizuar (1/3 nga gjithë kapaciteti i stadiumit) dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një letre zyrtare deri tek institucionet shëndetësore të vendit kërkoi leje për prani të publikut në stadiume në shtetinë tonë, por deri më tani nuk është ndryshuar dhe vazhdon ndalesa për mbledhim të ngjarjeve sportive dhe në stadiume.
Federata e Futbollit të Maqedonisë dëshiron ti falenderoj të gjithë përkrahësit dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë për gatishmërinë për të përkrahur përfaqësuesen tonë me shpresë që së shpejti do të jemi përsëri një stimul për përfaqësuesen tonë të preferuar në mënyrën e duhur.