Publikuar më 01 Јуни, 2019 në Lajme
Sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e futbollit të Maqedonisë, ish-portieri i njohur Zoran Mishiq. Legjenda në karrierën e tij ka mbrojtur për Vardarin, Rijekën, Utrehtin dhe për një periudhë ishte pjesë edhe e futbollit afrikan. Më vonë punoi edhe si trajner në skuadrat si Ballkani, Rabotniçki, Boreci, Osogovo dhe Slloga Jugomagnati.
Suksesin më të madh në karrierën si trajner e arriti me Ballkanin në ish-Ligën e Dytë të Jugosllavisë. Mishiq ishte edhe ndihmës i Haxhievskit në skuadrën e parë të përfaqësueses së Maqedonisë në vitin 1993 kur përfaqësuesja jonë zhvilloi ndeshje me ekipin e gazetarëve nga Kavadari.