IN MEMORIAM: Vdes legjenda e futbollit të Maqedonisë, Bllagoj Istatov

Publikuar më 27 Септември, 2018 Lajme


Bllagoj ISTATOV ka lindur më 5 maj 1947 në Strumicë.

Istatov është një prej personalitetet e rralla të futbollit të Maqedonisë, i cili me entuziazëm të madh, insistim dhe disiplinë arriti të ngritet në pozitën e legjendës së futbollit të Maqedonisë.

Karrierën e nisi në vendlindjen e tij Strumicë në vjeshtën e vitit 1962, në shkollën e njohër të asaj kohe KF Bellasica që drejtohej nga Jordan Nikollov-Bokoto dhe trajneri i ekipit të të rinjëve, Nikolla Bozhiq. Bashkë me 16-të vjeçarin Bllagoj Istatov, vjeshtën e sezonit 1963/64, në fidanishten e futbollit në Strumicë rritej një gjeneratë me talentë të mëdhenj të futbollit, të cilët për një kohë të shkurtër u bënë standard në ekipin e parë. Kjo gjeneratë fitoi Kupën e Maqedonisë për të rinjë në sezonin

1964/65.

Një vit më vonë Istatov bëhet pjesë e ekipit të parë të Bellasicës. Deri në vitin 1970 mbrojti portën e skuadrës nga Strumica, ndërsa karrierën e tij jashta vendit të lindjes e nisi si 21 vjeçar kur firmosi me Pobedën e Prilepit. Istatov pesë vite me rradhë ishte në portën e Pobedës, dhe prania e tij në shkollën e futbollit në Prilep shënoi startin e ndërtimit të tij të mirëfilltë në portier cilësor me predispozita për arritje të mëdha. Istatov regjistroi 210 paraqitje për Pobedën, ndërsa në vitin 1973 kaloi në rradhët e Partizanit të Beogradit.

Në tre sezone të Partizani ai regjistroi 106 paraqitje me ekipin e parë. Në vitet 1976-78 ishte pjesë e Utrehtit në Holandë, si pjesë e rëndësishme që kontribuoi në rezultatet e kësaj skuadre, posaçërisht në vitin 1977 kur duke falënderuar Istatovin, Utrehti shënonte fitore përballë gjigandëve Feynordit dhe Ajaksit.

Storia e tij e jetës dhe futbollit si një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e Maqedonisë fillon dhe përfundon në qytetin e lindjes, Strumicë, me dashurinë e tij të parë dhe të madhe – Bellasicën. U kthye Bllagoj në Strumicë, qëndroi sërish në portën e Bellasicës, ndërsa pasi ekipi mbeti pa trajneri, ai morri drejtimin e skuadrës.

Karrierë e pasur sportive vështirë përshkruhet.

“E dua këtë qytet dhe njerëzit e këtushëm. E dua Bellasicën, ajo është dashuria ime. Gëzohem në çdo sukses, vuaj në çdo humbje. Si reagoj kur humb Bellasica nuk mund ta them, mirëpo nëse rastësisht do të kishte pasqyrë të shoh veten, me siguri se nuk do e njihja. Bellasica dhe Strumica më kanë dhënë aq shumë, do të ndihmoj deri sa të më mbajnë këmbët. E meritojnë atë”, kishte deklaruar Bllagoj Istatov në tërheqjen spektakolare nga futbolli aktiv më 29 nëntor 1983 kur më shumë se 10 000 dashamirë të futbollit ishin tubuar në stadiumin ‘Mlladost’ në ndeshjen ndërmjet Bellasicës dhe Partizanit.

Shtatë sezone ishte trajner i Bellasicës dhe në atë kohë futbolli i Strumicës shënoi ngritjen më të madhe. Si trajner punoi edhe te KF Malesh, Dojransko Ezero, Vardar, Kastoria dhe në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Bllagoj Istatov është fitues i shumë mirënjohjeve dhe çmimeve Në vitin 2015 Federata e futbollit të Maqedonisë i ndau çmimin për ‘Vepër jetësore’.

Krenari e martesës së tij me Lupka-n, janë vajza Borkica dhe djemtë Boro dhe Mishel. 



   
   
Reprezentacioni A