Publikuar më 29 Септември, 2015 në Lajme
I njohur si Shule, ishte pjesë e gjeneratës së artë të Vardarit së bashku me Georgievskin, Angjushevin, Vuçidolovin, Trajçevskin, Bozhinovksin, Dacevskin, Ilievskin, Nikollovskin, Velkovslin dhe Donçevskin që fituan Kupën e ish-Jugosllavisë në vitin 1961 pas fitores 2:1 kundër Varteksit në finalen e zhvilluar në Beograd. Nga qyteti i lindjes Prespa, shkoi në Manastir, ndërsa në vitin 1956 firmosi me Vardarin. Fanellën ‘kuqezi’ e mbajti 12-të vite, zhvilloi 317 paraqitje në të cilat realizoi 190-të gola. Më pas shkoi në SHBA dhe luajti për Çikagon. Pas përfundimit të karrierës ishte trajner i Vardarit, në një periudhë edhe ekipit të parë, ndërsa më pas edhe Akademisë së klubit.
Shulinçevski kishte lindur në vitin 1939.
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjisoki, ka shprehur ngushllime familjes së të ndjerit Petar Shulinçevski.
“Me dëshprim të madh pranuam lajmin për vdekjen e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Maqedonisë, Petar Shulinçevskit.
Në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe në emrin tim personal do të kisha dashur të përcjell ngushllimet më të sinqerta deri te familjarët e tij.
Futbolli i Maqedonisë ka humbur një gjigand të vërtetë. Shulinçevski do të mbetet në kujtesat tona si futbollist i mrekullueshëm, mirëpo sot ndjejmë dëshprim që po ikë si njeri. Futbolli i Maqedonisë është borxhli për të kthyer kontributin në një mënyrë të thjeshtë-kujtimet e Petar Shumlinçevskit legjendar t’i mbajmë në jetë edhe për gjeneratat e ardhshme”.