IN MEMORIAM: Vdes doajeni i gazetarisë sportive, Ivko Pangovski

Publikuar më 28 Март, 2019 Lajme


Në moshën 88 vjeçare ka ndëruar jetë reporteri i njohur i sportit Ivko Pangovski, gazetar sportiv, raportues në radio dhe stenograf.
Ivko Pangovski ishte raportues sportiv me një zë të njohur dhe shumë stil në transmetimet e tij, posaçërisht të ndeshjeve të futbollit. Më shumë se gjysmë shekulli ka kaluar me mikrofonin e Radio Shkupit duke komentuar dhe transmetuar ngjarje të shumta dhe ndeshje të gjithë sporteve nga gara të mëdha sportive, si Lojërat Olimpike dhe Kampionatet Botërore e Evropiane. 
Ivko Pangovski është fitues i shumë mirënjohjeve dhe autor i shumë shkrimeve në historinë e sportit në Maqedoni. Është bartës i çmimit 'Plaketa e Artë' nga Lidhja e futbolli të ish-Jugosllavisë, ndërsa në vitin 2014 morri çmimin për vlera të përhershme nga Federata e futbollit të Maqedonisë.
Në nder të tashmë të ndjerit Ivko Pangovski, ndeshjet e xhiros së 24-t në LPFM do të nisin me një minutë heshtje. 



   
   
Reprezentacioni A