Publikuar më 10 Август, 2022 në Lajme
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, një nga futbollistët më të mëdhenj të Maqedonisë në histori, Kiril Dojçinovski.
Futbolli maqedonas dhe ai botëror mbetën pa një emër legjendar, i cili në karrierën e tij si lojtar dhe trajner do të mbahet mend si një nga më të mirët botën e futbollit.
Dojçinovski do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e sportit të Maqedonisë, si maqedonasi i parë që ishte pjesë e kampionateve botërore të futbollit. Ai ishte pjesë e Kupës së Botës në vitin 1974 në Gjermaninë Perëndimore si futbollist i Crvena Zvezda së Beogradit.
Fillimet e tij në futboll i regjistroi në Vardar, ku e përfundoi karrierën si trajner. Ai luajti për Crvena Zvezdan dhe francezët e Troyes dhe Parisit. Si trajner ka punuar në Salvador, ku ka qenë edhe seleksionues si dhe ka udhëhequr Vardarin, Pelisterin, Makedonija GJP, Bregallnicën dhe disa skuadra nga El Salvadori.