IN MEMORIAM: Ka ndërruar jetë futbollisti Gjorgje Xhonov

Publikuar më 18 Јули, 2022 Lajme


Lajm tragjik për futbollin e Maqedonisë.

Ish-futbollisti i Sileksit, Metalurgut, Bellasicës dhe Kozhufit, Gjorgje Xhonov ka ndërruar jetë. Futbollisti 30-vjeçar prej kohësh po luftonte me kancerin në mushkëri dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor dhe operacion në Turqi.

Një numër i madh punëtorëve të futbollit, lojtarëve dhe klubeve apeluan për ndihmë dhe mblodhën fonde për operacionin. Mirëpo, sot ka mbërritur një lajm tragjik, i cili ka prekur të dashurit e tij, miqtë, bashkëlojtarët dhe mbarë opinionin e futbollit në Maqedoni.

Jonov ka lindur në Piravë, për shumë vite ka qenë pjesë e Ligës së Parë të futbollit tonë, duke lënë gjurmë në klubet ku ka luajtur.



   
   
Reprezentacioni A