Publikuar më 11 Јуни, 2021 në Lajme
Lajm pikëllues nga Prilepi. Mbrëmë në moshën 73 vjeç
ka ndërruar jetë presidenti më i suksesshëm i KF Pobedës Prilep, Aleksandar
Zabërçanec – Acule.
Një nga punëtorët më të njohur të futbollit në vendin tonë ishte president i KF Pobedës një kohë të gjatë, ku nën udhëheqjen e të cilit skuadra nga Prilepi regjistroi sukseset më të mëdha në historinë e saj.
Me Aculen si president, Pobeda dy herë fitoi titullin e kampionit dhe dy herë tjera përfundoi si nën-kampion i Maqedonisë, ndërsa fitoi edhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2001/02. Nën udhëheqjen e tij, Pobeda për herë të parë luajti edhe në garat e Europës.
Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe presidenti Muamed Sejdini shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Zabërçanec dhe të afërmve dhe miqve të tij të ngushtë.