Publikuar më 16 Јануари, 2015 në Lajme, Seminare
Trajnimi u zhvillua në dy pjesë, pjesa e parë ishte rezervuar për seleksionuesit dhe trajnerët në ekipet përfaqësuese, si dhe për trajnerët e paraleleve të Akademisë së FFM-së, ndërsa pjesa e dytë për gjithë trajnerët e klubeve që garojnë në ligat e FFM-së (për të rinj dhe senior)
Duke filluar nga kjo gjysmësezonë, FFM do të shfrytëzojë raportin për trajnerë dhe aplikimi do tu mundësojë seleksionuesve dhe trajnerëve me lehtë të planifikojnë dhe realizojnë planet e tyre për punët ditore, javore, mujore dhe vjetore, të ndjekin futbollistët dhe zhvillimin e tyre futbollistik, si dhe të bëjnë skauting të lojtarëve të ri të cilët më vonë do të kyçen në përfaqësuese, gjegjësisht në akademi. Risitë që sillen do t’i mundësojnë koordinatorit të ketë qasje të plotë programin e realizuar. Të njëjtat këto mundësi do t’i kenë edhe klubet të cilët do të shfrytëzojnë këtë aplikacion.
Raportin për trajnerë gjithë të interesuarit mund ta shohin në linkun që pason:
I njëjti është përkthyer edhe në gjuhën maqedonase për nevojat e klubeve dhe mund të shfrytëzohet shumë lehtë.
Për vendosjen e kontaktit me personat përgjegjës për qasje, secili klub mund të drejtohet në postën elektronike që pason: info@coach-diary.com