Publikuar më 09 Ноември, 2020 në Lajme, Lajme
Njëri nga
sulmuesit tonë të përfaqësueses A të Maqedonisë, Ilija Nesterovski nga klubi
italian Udinese, në kuadër të startit të përgatitjeve për ndeshjen Gjeorgji –
Maqedoni thotë se erdhi koha që përfaqësuesja të përgatitet për ndeshjen më të
rëndësishme të historisë në futbollin e Maqedonisë.
“Përfundimisht erdhi grumbullimi dhe përgatitjet për ndeshjen tonë më të rëndësishme. Katër ose pesë vjet luftojmë për këtë dhe tani erdhi koha që të përgatitemi për ndeshjen më të rëndësishme në histori të futbollit të Maqedonisë. Unë dhe të gjithë në përfaqësuese premtojmë se do të japim maksimumin që të arrijmë qëllimin. Do të jetë më ndryshe se ndeshjet kaluara. Zemra dhe dëshira për të fituar do të vendosin këtë takim.
E dimë se cilët janë anët e mira dhe të dobëta të Gjeorgjisë, por këto ditë do ti analizojmë dhe besoj në shumë pozitive. Kemi shumë ndeshje të mëdha pas nesh, nuk ndjejmë presion. Me krenari do ta përfaqësojmë Maqedoninë dhe besoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Europian”, deklaroi Ilija Nesterovski.