Publikuar më 01 Јули, 2015 në Lajme
“Jemi të entuziazmuar me rrugën në të cilën lëviz UEFA nën drejtimin e Mishel Platinit, pasi që në të gjitha vendimet ndjejmë dashuri për futbollin dhe respekt për të gjithë kombet, pa marrë parasysh madhësinë dhe ndikimin finansiar të tyre. Për futbollin e Maqedonisë është nder i madh që do të ketë rol qendror, historik në ndërtimin e imazhit të jashtëm të vendit tonë, mirëpo njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe detyrim i madh. Me besimin e fituar të jemi organizatorë të një prej ngjarjeve më të mëdha të futbollit botëror kemi plotësuar ambicien për të bërë një hap përpara dhe të japim kontributin tonë për futbollin evropian. Ky është trend që përputhet me kohërat modern, të cilat ne padyshim se i ndjekim”, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski.
“Sot ne të gjithë jemi krenar, posaçërisht kur dëgjuam informatën se Maqedonia do të jetë organizatore e Super Kupës së Evropës. Mund t’ju konfirmoj me siguri se Maqedonia do të jetë vendas i shkëlqeyshëm i kësaj ndeshje të madhe. Do të promovojmë Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të vazhdojmë edhe më tej të përmirësojmë kualitetin e Arenës sonë kombëtare. Koha është e shkurtër, mirëpo ne do ta shfytëzojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme për tu prezantuar si organizatorë të mirë”, deklaroi ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski.
“Para se gjithash dua të përgëzoj Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe presidentin Ilço Gjorgjioski i cili angazhohej dhe luftonte pa limit për këtë projekt. Kjo është ditë e madhe për gjithë ne. Në koordinim me Federatën e futbollit edhe deri tani janë ndërmarë aktivitete rreth arenës kombëtare për përmirësimin e kualitetit dhe kapacitetit të stadiumit. Do të vazhdojmë edhe më tej bashkarisht me presidentin e FFM-së, Qeverinë e RM-së për tu angazhuar për përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit tonë më të madh. Do të ndërmeren gjithë masat e nevojshme me qëllim prezantimin sa më të denjë në Super Kupën e Evropës të vitit 2017”, deklaroi drejtori i NPMHS-së, Cvetko Grozdanov.