Ilço Gjorgjioski morri besimin për president në Kuvendin e FFM-së

Publikuar më 18 Февруари, 2017 Lajme


Ilço Gjorgjioski në mënyrë unanime është rizgjedhur president i Federatës së futbollit të Maqedonisë me mandat të ri katër vjeçar deri në vitin 2021.

Në Kuvendin e Regullt Zgjedhor që u mbajt në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, Ilço Gjorgjioski me 91 votë morri mandatin për të udhëhequr futbollin e Maqedonisë.

Fillimisht dua të shpreh falënderimin tim deri te të gjithë ju për besimin e treguar. Nder i madh është të jem president i FFM-së dhe të luftojmë për futbollin e Maqedonisë ashtu si në të kaluarën e kemi bërë në teren. Dera e Federatës së futbollit gjithmonë do të jetë e hapur.

Vitet e kaluara arritëm të realizojmë numër të madh të projekteve dhe do të dojë të falënderoj të gjithë në familjen e futbollit që kanë dhënë kontributin e tyre. Ju ftoj të vazhdojmë të punojmë gjithmonë në interes të futbollit të Maqedonisë. Mbështetja juaj më detyron të vazhdoj të jap maksimumin tim për zhvillimin e futbollit tonë. Mirëpo, një punë nuk duhet ta harrojmë, e ardhmja e futbollit të Maqedonisë nuk është në duart e një individi, e as vetëm përgjegjësi e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Ajo është në duart e gjithë neve.

Federata e futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të ndihmojë bazën e saj, ju ftoj edhe juve të bisedoni, të luftoni, të punojmë bashkarisht. Askush nuk do të na ndihmojë nëse vetë nuk e bëjmë këtë. Ju miq të nderuar jeni pasuria e futbollit tonë dhe do të doja gjithë të identifikojnë vlerën dhe rolin e futbollit dhe të na ndihmojnë ta zhvillojmë atë. Jam i lumtur që kemi federatë të fortë, strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme të bashkëpunimit me UEFA-në dhe FIFA-n", deklaroi Ilço Gjorgjioski pas rizgjedhjes si president i FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A