Ilço Gjorgjioski: Falënderim deri te të gjithë në Maqedoni, secili ka merritën e tij për spektaklin e madh

Publikuar më 09 Август, 2017 Lajme


Në emrin tim dhe në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë do të doja të falënderoj gjithë ata që ishin të kyçur dhe ndihmuan në organizimin dhe realizimin e UEFA Super Kupës-Shkupi 2017.

Dua të falënderoj gjithë popullin për kulturën e treguar dhe sjelljen etike, për animin sportiv dhe durimin e treguar ditët e ngjarjes, opinionit sportive dhe mediumeve për informimin profesional, gjithë individëve të involvuar, institucioneve dhe bizneseve, si dhe të punësuarve në FFM pa përkushtimin dhe profesionalizmin e të cilëve nuk do të arrinim të organizojmë një spektakël të këtillë futbollistik në një nivel aq të lartë.

Si president i Federatës së futbollit të Maqedonisë, do të doja posaçërisht të falënderoj UEFA-në për besimin e treguar dhe mbështetjen në realizim.

Falënderim shumë i madh deri të institucionet, te Qeveria e Maqedonisë dhe qyteti i Shkupit, te të cilët gjetëm partner që me përkushtim punoi dhe ishte pjesë e organizimit të ngjarjes më të madhe në Maqedoninë e pavarur.

Kemi treguar se edhe pse jemi federatë e vogël dhe popull i vogël, mund të organizojmë ngjarje sportive të nivelit më të lartë, për çka jemi shumë krenar.

Shkupi dhe Maqedonia disa ditë ishin qendër e opinionit sportiv botëror. U emituan shumë reportazhe për kryeqytetin dhe vendin tonë, të cilat na kanë promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

UEFA Super Kupa-Shkupi 2017 përfundoi. Përshtypjet ende do t’i analizojmë, ndërsa aktivitetet e ndërmarra do t’i evulojmë në mënyrë shtesë.

Ajo që sinqerisht dëshiroj është që kjo ngjarje të jetë impuls shtesë dhe motivim për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, gjithesesi edhe në rajon.

Për promovim të vlerave pozitive në shoqërinë tonë, për kyçje sociale dhe shoqërore.

Disa ditë kemi jetuar dhe kemi biseduar vetëm për sport, jemi shoqëruar me njerëz nga gjithë bota, jemi ndjerë të shpërblyer në mënyrë të veçantë.

Ndeshja e Super Kupës së UEFA-së u transmetua direkt në 216 vende (49 në Europë dhe 167 në botë), nga 280 stacione televizive, ndërsa e kanë ndjekur mbi 200 milion njerëz nga gjithë bota.

Shpresoj se edhe në të ardhmen do të kemi mundësi, sërish të organizojmë ndonjë ngjajre të ngjashme sportive të këtij niveli. Treguam se mundemi, se dijmë. 



   
   
Reprezentacioni A