Ilço Gjorgjioski: Bëhuni krenar, shkruajmë histori

Publikuar më 12 Октомври, 2016 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski u ka uruar suksesin dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian anëtarëve të përfaqësueses U 21, duke cekur se FFM ashtu si deri tani do të sigurojë gjitha kushtet dhe do të ofrojë angazhim maksimal për të ruajtur unitetin e nevojshëm.

“Jam i gëzuar, është e mrekullueshme të shihen tribunat e plota, atmosferë e shkëlqyeshme dhe gëzim pas suksesit të arritur. I uroj seleksionuesit Bllagoja Milevski, stafit teknik dhe futbollistëve të përfaqësueses U 21. Kjo përfaqësuese është shembull si mund të arrihet suksesi në futbollin e Maqedonisë. Meritojnë gjithë lavdat për suksesin historik. Futbollistët treguan se dijnë, munden dhe duan fitore, pamë se posedojnë talent, por edhe karakter për tu bartur me kundërshtarë dhe situata të vështira. Për secilin është privilegj të jetë pjesë e një gare të madhe, prej nikoqirit të përfaqësueses, përmes lojtarëve dhe stafit teknik. Do të bëjmë gjithçka që të jemi kualitativ në Kampionatin Europian në Poloni, FFM ashtu si deri tani do të ofrojë a gazhim maksimal për të ruajtur unitetin e nevojshëm. Kualifikimi në Kampionatin Europian është realizim i ëndrëa të kësaj gjenerate. Arritën atje ku e kanë vendin dhe me këtë rast falemenderoj të gjithë për mbështetjen. Kemi kthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve dhe na vjen mirë për këtë. Duhet të jeni krenar për këtë”, porosit numri një i FFM-së, Ilço Gjirgjioski.



   
   
Reprezentacioni A