Ilço Gjorgjioski angazhimin e tij e vazhdon në UEFA

Publikuar më 19 Јули, 2018 Lajme


Nuk është e thjeshtë në moment të këtilë të marr këtë vendim të rëndë, mirëpo gjithmonë kam thirur në përgjegjësi, para demagogjisë.

Sfida dhe përgjegjësia ime e ardhshme është UEFA. Nga selia e futbollit evropian, me sinqeritet dhe motiv, ndershëm dhe me përgjegjshmëri do të vazhdoj të jap kontributim tim për futbollin.

Si president i Federatës së futbollit të Maqedonisë kemi rigjeneruar gjakun e futbollit në Maqedoni dhe jam i bindur se kjo rrugë patjetër të vazhdojë.

Me fjalorin e futbollit, në këto gjashtë vite kemi pasur një lojë të njohur, rend dhe disiplinë, shpirt luftarak dhe uri për fitore. Podesim, sulm dhe ndërtim, në vend të plaçkitjes.

Thonë se “një pikë ujë, rënon bregun”. Shumë kohë më parë unë kuptova në plotëkuptimin e fjalës. Në atë mënyrë punova dhe veprova si trajner edhe si president i Federatës së futbollit të Maqedonisë. Për mua gjithmonë kjo do të mbetet mënyra e drejtë dhe e duhur.

Kjo mënyrë e punës na solli kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë, sukseset më të mëdha me kategoritë e reja të ekipeve përfaqësuese, rikthimin e besimit në përfaqësuesen A dhe renditje në ranglistën e FIFA-së ku kemi progres të vazhdueshëm, ndërtimin e një prej qendrave stërvitore më moderne në Ballkan, përmirësim infrastrukturor të stadiumeve në Maqedoni, edukim i vazhdueshëm i trajnerëve dhe vendosja e marrëveshjeve profesionale me gjithë seleksionuesit e ekipeve nacionale, ndërtimin e Akademisë në nivel të më të mirave në Evropë dhe organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në historinë e Maqedonisë-Super Kupën e Evropës, Shkupi 2017.

Nëse para disa viteve në plotëkuptimin e fjalës lusnim autoritetet e UEFA-së dhe FIFA-s të najepet mbështetje apo të ‘shkelin’ në ‘terrenin’ tonë, sot me gjithë ata jemi në tryezë të njejtë edhe për të sjellë vendime të rëndësishme. Jam krenar për gjithë këtë.

Nuk do të jem i sinqertë nëse nuk potencoj se puna finansiare është sukses i madh i federatës. Jam i bindur se përfaqësuesja A përmes Ligës së Kombeve do të sigurojë vend në Kampionatin Europian, ndërsa i pashmangshëm do të jetë progresi, ndoshta edhe deri në pozitën e 30-të i listës së famshme të FIFA-s. Seleksionuesit, kapitenit Pandev dhe gjithë lojtarëve tjerë u dëshiroj shumë fat dhe sukses.

Kur shikojmë raportet nga puna e Këshillit Drejtues dhe organeve të federtaës, e kemi të qartë se sa i madh është fushëveprimi i aktiviteteve të FFM-së. Nga proceset profesionale-selektive në organizimin e garave të shumta dhe ndeshjeve të përfaqësueseve të Maqedonisë. Kjo federatë çdo ditë kujdeset për futbollin e Maqedonisë, ndërsa gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e shkëlqyer dhe të kujdesshme të individëve në organet dhe subjektet e shumta të Federatës, ndërsa gjithsesi kjo vlen edhe për të gjitha klubet dhe Lidhjet Komunale të futbollit.

Falënderoj dhe i uroj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në punën tonë të përbashkët në Federatën e futbollit të Maqedonisë.

Do të doja të drejtoj falënderim të madh deri të Këshilli Drejtues i FFM-së, Lidhjet Komunale të futbollit, të punësuarit në administratën e FFM-së, bashkëpunëtorët, mediat dhe familjes së futbollit për kontributin e dhënë në realizimin e një numri të madh të projekteve.

Vitin e kaluar disa e pastronin të idin e shëndoshë nga i pashënodshi në sportin tonë dhe këtu ndalen vlerat sportive.

Në fund, mund të duroj të gjitha fyerjet, të gjitha gënjeshtrat dhe të pavërtetat që u thanë për mua dhe që shpërndaheshin nga njerëz të cilët për 20-të vite kanë shkatëruar futbollin e Maqedonisë. Mund të duroj çdo gjë, sepse jam i pastër dhe nuk i kam borxh askujt. Detyra e secilit prej nesh është të luftojmë për gjeneratat e ardhshme për t’u treguar atyre rrugën e vërtetë dhe vlerat e duhura.

Kemi nevojë për gëzim dhe të paktën një lloj optimizmi.

Për këtë unë do të vazhdoj të luftoj.

Dhe me shumë të drejtë të kaluarën time në futbollin e Maqedonisë dhe të ardhmen time në futbollin evropian t’i ndaj dhe bashkoj në vendin ku ndërtohet e ardhmja e futbollit modern.



   
   
Reprezentacioni A