Publikuar më 18 Мај, 2016 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses së
Maqedonisë, Igor Angellovski në pres konferencën pas publikimit të listës së
futbollistëve për ndeshjet kontrolluese me Azerbejxhanin dhe Iranin dha
mendimin e tij për ekipin e zgjedhur dhe perspektivat në ekipin përfaqësues.
“Atë që kemi paralajmëruar në fillim të punës tonë, nga lista e stome mund të shifni se po realizohet. Në ndeshjet paraprake nuk kemi mundur të llogarisim në reprezentuesit e U 21 për shkak të kualifikimeve, mirëpo tani kemi mundësi. Ky formacion është kombinim i rinisë dhe përvojës dhe kemi qëllim më shumë vite t’i kemi në përfaqësuesen më të mirë. Askush nuk mund të na garantojë se menjëherë do yë sjellin rezultat, mirëpo ata kanë merituar vendin në ekipin A. Sipas statistikave me shumë gjasa do të jemi përfaqësuesja më e re në kualifikime dhe pres të kemi mbështetje nga të gjithë”, deklaroi Angellovski.
“Më vjen keq për Agim Ibraimin dhe situatën në të cilën u gjet. Agimi më shumë se një muaj nuk ushtron me ekipin, kemi biseduar në Slloveni para një jave, nuk stërvitet me ekipin, mirëpo unë llogaris në të në një të ardhme të afërt. Shpresoj të gjejë klub dhe të sigurojë vend në formacion. E njëjta vlen edhe për Mitovin dhe Ademin, na mungojnë shumë, mirëpo nuk mundemi të bëjmë asgjë ndaj gjërave të tilla. U uroj shumë punë pozitive në të ardhmen të dyve”, shtoi Angellovski.
“Me Azerbejxhanin kemi bilans më të mirë prej më herët, dua të vazhdojmë me stil të njejtë. Pas atyre humbjeve paraprake, tani sigurisht se na nevojitet fitore për rikthim të vetëbesimit në ekip”, tha në fund seleksionuesi i Maqedonisë.