Igor Angelovski dhe Bllagoja Milevski organizojnë kamp selektues dhe ndeshje stërvitore

Publikuar më 28 Ноември, 2016 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe Bllagoja Milevski i përfaqësueses U 21 prej 9 deri më 14 dhjetor do të organizojnë kamp selektues për lojtarë që kryesisht luajnë në kampionatin vendor. Në kuadër të kampit selektues do të zhvillohen dy ndeshje stërvitore, i pari më 12 dhjetor, ndërsa i dyti dy ditë më vonë në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit.

Igor Angellovski në formacion do të thërasë futbollistë të cilët kryesisht luajnë në kampionatin vendor, ndërsa Bllagoja Milevski do të thërrasë lojtarë të gjeneratës 1996/97 dhe më të rinjë të cilët kanë të drejtë loje në ciklin e ardhshëm eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë që do të zhvillohet në vitin 2019.

“Ndonjëri për herë të parë do të jetë në ekipin përfaqësues, ndërsa edhe ata që më parë janë ftuar, por kanë luajtur më pak do të kenë shans të dëshmohen. Presim ndeshje të mira, nuk dyshojmë se fanella e Maqedonisë është sfidë për secilin që merr ftesë. Ky lloj i ndeshjeve mund të jep përgjigje për nivelin e lojtarëve të cilët deri tani më pak kanë pasur hapsira për të treguar potencialin e tyre”, shprehen dy seleksionuesit. 



   
   
Reprezentacioni A