Igor Angellovski shpalosi listën e përfaqësueses me futbollistë nga LPFM

Publikuar më 07 Декември, 2015 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të paraqiten për përfaqësuesen e formuar me futbollistë vendor që luajnë në Ligën e Parë, të cilët do të luajnë kundër përfaqësues së futbollistëve të huaj që luajnë në LPFM dhe duelin e kampit selektues të përfaqëueses U 21.

Portierë: Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P), Marko Jovanovski (Shkëndija);

Mbrojtje: Goran Siljanovski (Rabotniçki), Mevlan Murati (Shkupi), Mite Cikarski (Rabotniçki), Nikolla Tonev (Bregallnica), Darko Glishiq (Vardar), Kirse Ristevski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Boban Nikollov (Vardar), Armend Alimi (Shkëndija), Gligor Gligorov (Sileks), Bojan Najdenov (Horizont T.);

Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndija), Besart Ibraimi (Shkëndija), Izair Emini (Renova), Filip Ivanovski (Vardari), Dejan Bllazhevski (Vardar), Marjan Altiparmakovski (Rabotniçki).

Seleksionuesi Angellovski llogarit në këta futbollistë në ndeshjen e 12-të dhjetorit që do të luhet në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’, ndërsa më 14 dhjetor këta futbollistë do të luajnë kundër lojtarëve të kampit stërvitor të përfaqësueses së shpresave. Përfaqësuesja U 21 më 12 dhjetor do të përballet me Horizont Turnovën në një ndeshje miqësore që do të luhet në Veles.

Do të zhvillojmë dy ndeshje, më 12 dhjetor kukndër përfaqësueses së të huajve në ligën tonë dhe dy ditë më vonë kundër një ekipi të kombinuar të shpresave të Maqedonisë. Qëllimi është të kemi pasqyrë të potencialit të lojtarëve që nuk kanë patur mundësi të paraqiten për përfaqësuesen A në ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi dhe Libanin. Në formacion nuk do të jenë lojtarë nga Liga e Parë që ishin pjesë e përfaqësueses në dy ndeshjet paraprake. Do të jetë ndeshje e mirë, ekipi i të huajve me trajnerin Shpëtim Duro është shumë kualitativ, mirëpo ndeshja do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të provuar potencialin e lojtarëve që do të jenë në formacion”, deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski pasi u konfirmua se do të zhvillohen këta dy ndeshje kontrolluese. 




   
   
Reprezentacioni A