Publikuar më 16 Октомври, 2015 në Lajme, Lajme
Igor Angelovski, trajneri aktual i Rabotniçkit dhe ndihmës seleksionues i deritashëm në stafin teknik të Lubinko Druloviqit, është emëruar seleksionues i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë. Angellovski do të drejtojë Maqedoninë në dy ndeshjet e ardhshme kontrolluese më 12 dhe 17 nëntor, ndërsa debutimin e tij në pankinën e ekipit përfaqësues do ta ketë kundër Malit të zi më 12 nëntor në Shkup.
“Kjo është një sfidë e madhe për gjithë ne. Askush nuk mund të garantojë sukses, mirëpo mund të premtojmë shumë punë. Nuk frikësohem nga sfida dhe nuk kam frikë të marr përgjegjësinë edhe pse rezultatet nga cikli i fundit kualifikues dhe renditja në ranglistën e FIFA-s nuk na shkojnë për shtati. Vlerësoj se ajo nuk është pasqyrë reale e kualitetit të futbollistëve dhe do të bëjmë krejt çka do të jetë në mundësitë tona që të përmirësojmë imazhin. Kemi futbollistë me karakter të fortë dhe bashkarisht duhet të bëjmë ekip në funksion të rezultateve. Shumë mirë e dij çka don të thotë përfaqësuesja për gjithë ne, jo vetëm në futboll dhe nga ky këndvështrim nuk ka motiv më të madh për të dhënë nga vetja dhe ekipi me qëllim për arritje të rezultateve më të mira”, deklaroi Igor Angellovski pasi edhe zyrtarisht mori besimin për të drejtuar ekipin përfaqësues.