Igor Angellovski: Rezultati është më i rëndësishëm, rikthimi i Pandevit është motiv i madh për gjithë në skuadër

Publikuar më 17 Март, 2016 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e rradhës kontrolluese me Slloveninë në Koper më 23 mars dhe Bullgarinë më 29 mars në Arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Në listën e Angellovskit gjenden 18-të futbollistë, mirëpo udhëheqësi i ekipit përfaqësues mund të thërasë lojtarë shtesë për ndeshjen e dytë me Bullgarinë.

“Goran Pandev do të jetë drejtues i përfaqësueses dhe ky është lajmi më i mirë për futbollin e Maqedonisë. Të rikthyerit në ekip janë Adis Jahoviq, si dhe Martin Bogatinov dhe Jovan Kostovski. Kemi problem me portierët. David Mitov është i lënduar, ndërsa në formacion janë Stole Dimitrievski dhe Martin Bogatinov që mbron standard në Qipro. Prioritet kanë futbollistët që luajnë standard. Të gjithë që janë të ftuar janë standard, përveç Aleksandar Trajkovskit i cili luan në një ligë shumë të fortë, në ekip janë ndryshuar shumë trajnerë, mirëpo pres që të imponohet me lojën e tij. Problem paraqet lëndimi i Mojsovit, i cili nuk mund të na ndihmojë në këto ndeshje”, shprehet Angellovski.

Seleksionuesi i Maqedonisë shtoi se rezultatet e ekipit janë më të rëndësishme edhe pse Sllovenia dhe Bullgaria janë përfaqësuese kualitative.

“Rezultati është më i rëndësishëm edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese. Sllovenia dhe Bullgaria janë përfaqësuese kualitative, ne edhe më tutje do të insistojmë të luajmë me kundërshtarë cilësor, e gjitha me qëllim për të përgatitur sa më mirë për fillimin e kualifikimeve. Seleksionuesi i Sllovenisë, Katanec në formacion ka futbollistë të rinjë, gjashtë debutues, mirëpo futbollistë kualitativ. Kanë zgjedhje të shumta, futbollistë që luajnë në liga të forta, Itali, Spanjë dhe Gjermani. Deri në moment të fundit ishin në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe ky fakt flet qartë për nivelin e kundërshtarit”, shtoi Angellovski.

Në lidhje me spekulimet e shfaqura për ftesën eventuale të Dejan Trajkovskit, seleksionuesi i Maqedonisë flet me vendosshmëri.

“Maqedonia për askënd nuk do të jetë opsion rezervë. Nëse përfaqësuesja e Sllovenisë është prioritet për Dejan Trajkovskin dhe nëse merr ftesë nga Sllovenia, le ta pranojë. Është e saktë se kam ndjekur paraqitjen e tij për Domzhalen dhe më pas kam patur edhe një bisedë të shkurtë, mirëpo larg asaj se i kam premtuar vend në formacionin tonë ose se do t’i hapim dyert për futbollistë për të cilët fanella jonë do të jetë opsion ‘rezervë’”, përfundoi Angellovski.

Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë do të bëhet të hënën në Portorozh, ndërsa do të ushtrohet nga dy herë në ditë para sfidës me Slloveninë të mërkurën në Koper.



   
   
Reprezentacioni A