Publikuar më 28 Март, 2017 në Lajme
Pas triumfit 3:0 të Maqedonisë kundër Bjellorusisë
seleksionuesi Igor Angellovski në takimin me gazetarë nuk ka fshehur kënaqësinë
nga performansa e treguar.
“Kemi zhvilluar këtë ndeshje sikur të ishte kualifikuese dhe me meritë kemi fituar. Jam i lumtur për futbollistët e mi që treguan se në teren nuk u pa dallimi prej 100 vendeve në ranglistën e FIFA-s. Nuk kemi nevojë për eufori, besoj se kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jam i lumtur për debutimin e Çurlinovit, më vjen keq që nuk shënoi gol, pasi kjo do të ishte e mrekullueshme. Kemi ndryshuar formacionin, kishim kontroll të situatës dhe reaguam në ndryshimin e sistemit të lojës së tyre. Puna jonë është t’i kundërvihemi sa më mirë kundërshtarit. Futbollistët e mi realizuan idetë edhe në ndeshjet paraprake, mirëpo ka rezultatet erdhën tani. Dy fitore pa gol të pranuar sjellin shumë kënaqësi. Patjetër të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shënojmë rezultate edhe më të mira”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.