Igor Angellovski publikon listën për në EURO 2020

Publikuar më 20 Мај, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi Igor Angellovski ka publikuar listën me futbollistët që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatin Europian 2020. Në formacionin e përfaqësues tonë janë përfshirë 26 futbollist. Të rinjtë Milan Ristovski dhe Darko Çurlinov janë në mesin e të ftuarve, ndërsa si portier i tretë është përfshirë Riste Jankov.

- Ristovski, Çurlinov dhe Jankov janë ardhmëria jonë, për atë arsye janë në listën tonë. Me kualitetin e tyre mendoj që mundet të japing kontribu për përfaqësuesen A dhe të përfitojnë përvojë, pasi pres që në vitet e ardhshme të jenë futbollistë standart në formacionin e parë. Më vjen keq për mungesën e Ilija Nesterovski, me ne ishte për 5 vite dhe punoi së bashku me ne për të kualifikuar në Kampionatin Europian. Gjithsesi, un besoj në futbollistët tjerë dhe se pa problem do të kompenzojnë mungesën e tij. UEFA ka lejuar tre futbollistë shtesë në rast të problemeve me Kovidin, por shpresojë që kjo mos të ndodh.

-Tifozët janë mësuar me suksesin dhe tani ata duan që ne të jemi kampionët e Europës.

Këta futbollist shumë herë e bënë krenar të gjithë shtetin dhe me vet kualifikimin në Kampionatin Europian. Me paraqitjet e tyre për ekipin mundem të premtoj që do të bëjnë gjithçka nga vetja për ti bërë mbështetësit e tyre krenar.  

- Shkojmë me dëshirë për të luajtur dhe të shfrytëzojmë çdo shans për rezultat pozitiv dhe kualifikim në fazën e dytë. Unë isha njeriu i parë që besova te futbollistët dhe pres maksimumin nga ata në secilën ndeshje. Grumbullimi i parë është caktuar me 25 maj, me stërvitje nisim një ditë më vonë, ndërsa sipas rregullave të UEFA-së, caktuam edhe një test kundër Kazakistanit me 4 qeshor. I kemi analizuar edhe kundërshtarët, me Austrinë luajtëm edhe pse dy herë na mundën, do të mundohemi që të mësojmë nga ato gabime, Ukraina gjithashtu është përfaqësuese kualitative, e dijmë që Shaktor Donjeck dy herë e fitoi Real Madridin, ndërsa aty ka shumë reprezentues ukrainas. Në fund shkojmë në Amsterdam në Holand me shpresën që përsëri do të kemi mundësi të rikthehemi në Rumani nëse e kalojmë fazën e parë, ka deklaruar Igor Angellovski.

Grumbullimi është me 25 maj, janë caktuar dy ndeshje kontrolluese, me Slloveninë (1 qershor) dhe Kazakistan (4 qershor). 




   
   
Reprezentacioni A