Publikuar më 03 Октомври, 2020 në Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën (8 tetor, Arena "Todor Proeski") në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve dhe dy ndeshjet me Estoninë (11 tetor, Talin) dhe Gjeorgjinë (14 tetor, Arena "Todor Proeski") në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Elif Lemas nga rradhët e Napolit nuk do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve pasi rezultoi pozitiv në testimin për COVID-19. Në ekipin përfaqësues kthehet Ferhan Hasani nga rradhët e Helsinkit të Finlandës. Gjithsej 23 futbollistë janë gjetur në listën e seleksionuesit Angellovski.