Publikuar më 03 Ноември, 2016 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angellovski pas publikimit të listës së
futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Spanjën dha opinionin e tij për
formacionin që do të ketë dhe pritjet për ndeshjen. Udhëheqësi i përfaqësueses
më të mirë të vendit në pres-konferencë potencoi se pret një Maqedoni ambicioze
në duelin me tre herë kampionen e Europës dhe fituese e Kupës së Botës në vitin
2010.
“Atë që si staf teknik e kemi paralajmëruar kur na u dha besimi të drejtojmë përfaqësuesen A të Maqedonisë fillojmë ta realizojmë tani. Në fillim të punës tonë vendosëm tre qëllime të rëndësishme. Të krijojmë ekip që do të jetë kombinim i përvojës dhe rinisë, të mundohemi ai ekip të funksionojë dhe t’i kundërvihet në mënyrë kualitative secilit kundërshtar dhe të shënojmë rezultate më të mira se sa në kualifikimiet paraprake. Dy qëllimet e para kryesore mendoj se jemi në rrugë të mirë për t’i realizuar, ndërsa deri në fund të ciklit kualifikues do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar edhe rejtingun e futbollit të Maqedonisë. Futbollistët të cilët janë thirur nga përfaqësuesja e shpresave kanë merituar ftesën, me kualifikimin në Kampionatin Europian shënuan rezultat historik dhe vetë janë imponuar në përfaqësuesen më të mirë, e jo se unë kam premtuar se do t’u jap shans apo sepse atë e kërkon opinioni”, u shpreh Angellovski.
Seleksionuesi Angellovski shtoi se opinioni duhet të ketë durim kur është në pyetje kyçja e futbollistëve të përfaqësueses U 21 në formacionin e reprezentacionit A.
“Duhet të kemi durim, pres një Maqedoni ambicioze, mirëpo nuk duhet në mënyrë euforike të pranojmë faktin se tani në ekip kemi disa lojtarë të përfaqësueses U 21. Patjetër të jemi të kujdesshëm, t’i përdorim në pozitat ku janë më të dobishëm dhe gradualisht të plotësojmë kualitetin e gjithë asaj që kemi luajtur deri tani në këto kualifikime”, përfundoi Angellovski.