Publikuar më 28 Август, 2020 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë,
Igor Angellovski ka publikuar listën me futbollistë për dy ndeshjet e radhës
kundër Armenisë (5 shtator) dhe Gjeorgjisë (8 shtator) në edicionin e ri të Ligës
së Kombeve.
PORTIERË: Stole Dimitrievski (Rajo Valekano, Spanjë), Dejan Iliev (Arsenal, Angli), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro);
MBROJTËS: Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Stefan Ristovski (Sporting Lisbon, Portugali), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Gjoko Zajkov (Sharloa, Belgjikë), Kristijan Toshevski (Tirana, Shqipëri);
MESFUSHORË: Enis Bardhi, (Levante, Spanjë), Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikolov (MOL Fehervar, Hungari), Stefan Spirovski (AEK Larnaka, Qipro), Ezgjan Alioski (Lids Junajte, Angli), Elif Elmas (Napoli, Itali), Daniel Avramovski (Kajzerispor, Turqi);
SULMUES: Goran Pandev, (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Ilija Nesterovski (Udineze, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarejovo, Bosnja dhe Hercegovinë), Vllatko Stojanovski (Shambli, Francë);
- Për ndeshjet kundër Armenisë dhe Gjeorgjisë janë ftuar futbollist të cilët i kam llogaritur një kohë të gjatë edhe në ndeshjet e kaluara. Për shkak lëndimit nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e Tihomir Kostadinov, ndërsa Ferhan Hasani do të na mungoj për shkak kufizimeve të “Covid’ në Finlandë. Daniel Avramovski ka raportuar një dëmtim, por është përfshirë në ekip dhe do të vjen në Shkup, ku do të ekzaminohet nga ekipi i jonë mjekësor dhe shpresoj se do të jetë mirë.
- Këta futbollist të përfaqësues së Maqedonisë tashmë një kohë të gjatë kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme, vendin e tretë në kualifikimet për KE, vendin e parë në grup të Ligës së Kombeve, kalim në plej of për Kampionatin Europian dhe pres që kualiteti tyre të vazhdojë me rezultate dhe ndeshje pozitive, me qëllim që ti gëzojmë tifozët tanë të cilët do të na mungojnë në këto ndeshje. Këty dy takimet në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, përkrah imperativit të rezultatit, janë të mirëseardhura për kontroll të fundit para ndeshjes me Kosovën me 8 tetor, tha seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski.
Grumbullimi i përfaqësues A është përcaktuar me 31 gusht (E hënë) në hotelin “Grand Plaza” në Shkup nga ora 12:00.