Publikuar më 28 Јануари, 2017 në Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igro
Angellovski në qendrën turistike në Antalia ditët e ardhshme do të ndjek
ndeshjet e skuadrave nga Maqedonia të cilat përgatitjet e tyre i zhvillojnë në
këtë vend. 6-të skuadra nga Ligat e Maqedonisë përgatitjet për gjysmësezonin
pranveror janë duke i zhvilluar në Antalia. Vardari, Shkëndija, Rabotniçki,
Pesliteri, Sileksi dhe Akademia Pandev janë skuadrat tona ndeshjet kontrolluese
të të cilave do t’i ndjek direkt seleksionuesi Angellovski.
“Në këtë fazë të përgatitjeve qëllimi është të shihet forma momentale e reprezentuesve dhe lojtarëve që kanë potencial dhe kukalitat për të qenë pjesë e përfaqësueses më të mirë. Më me rëndësi për ne është se ekipet tona në Antalia përballen me kundërshtarë të fortë evropian, dhe kjo është mundësi e mirë për të dëshmuar kualitetin apo të mundohen të përmirësohen në segmente të caktuara të lojës”, është shprehu Angellovski.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë msë 24 mars në teren mysafir do të përballet me Lihtenshtejnin në ndeshjen e xhiros së 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi.